Presidenca e KiE, Berisha: Do vijojmë reformat, Ballkani Perëndimor në fokusin tonë

Kreu i qeverisë i apelon sërish opozitës për të miratuar brenda afatit të caktuar nga Brukseli, reformën zgjedhore
Kuvendi, 68 vota “pro” ligjit për “Akcizat”
-- Ndryshimet në ligjin për akcizat sollën debate në sallën parlamentare, opozita kundërshtoi amendimet duke pretenduar se rëndon biznesin
Kryeministri, Sali Berisha përshëndeti nga foltorja e Kuvendit marrjen nga Shqipëria të Presidencës së KiE-së. Në vlerësimin e kreut të mazhorancës ky titull është përgjegjësi për tempullin e demokracisë. Për të nderuar këtë ditë, Kryeministri ftoi opozitën që të miratojë brenda afatit të caktuar nga BE reformën zgjedhore.
“Ju ftoj të nderojmë këtë datë dhe detyrimet tona. Kemi një thirrje që në 24 maj të votojmë reformën zgjedhore. Duke shprehur vlerësimin tim për punën serioze që e kanë bërë grupet e ngarkuara me këtë detyrë, mendoj se reforma është tërësisht dhe lehtësisht e kpmlotueshme. Ka ngelur problemi elektronik, ku ne kemi pranuar me bindje të thellë se nuk është e sigurt, por nuk na takonte ne ta refuzonim. Ju dhe shqiptarët duhet të dinë se përfaqësuesit tuaj kanë sjellë propozimet, ne i kemi pranuar. Po kështu dhe OSBE/ODIHR nuk i hedh poshtë por do një studim pilot, nuk pranon që kjo të jetë në shkallë vendi”, vlerësoi Berisha, gjatë fjalës së tij.
Por duke synuar në realizimin në kohë të reformës zgjedhore, Berisha parashtroi dhe propozimet mbi këtë pikë.
“Zgjidhni qytetin që doni dhe ta zbatojmë numërimin pilot. Një kritikë tjetër është që komisionerët e kalojnë shpejt fletën e votimit. Shtoni vitet e burgut, për komsionerët që i kalojnë shpejt, të blejmë aparaturën që mat kohën. Por ju keni frikë nga komisionerët tuaj”, vuri në dukje Berisha.
Gjithashtu, shefi i qeverisë u ndal dhe tek rregullorja e Kuvendit, ku i cilësoi kërkesat e PS qesharake, të paqëndrueshme, si dhe antikushtetuese.
“Gjeni një Kushtetutë të vendit që e ka dhe Shqipëria do të jetë e dyta. Ju mendoni se Berisha kërkon miratimin e reformave se ka ethet e zgjedhjes së Presidentit. Iu siguroj që si kam këto ethe, ndryshe nga ju, që të gjithë jeni përfshirë nga ky siklet dhe rrini gjithë ditën duke hedhur fall se kush do bëhet president. Asnjëri nga ju s’do bëhet ua them unë. S’do bëheni sepse ju nuk votoni njëri-tjetrin”, deklaroi Kryeministri Berisha.