Berat, arrestohet i kërkuari për vrasje
Një person i kërkuar në Itali për vrasje të 2-fishtë është vënë në pranga nga policia e Beratit.
Uniformat blu kanë bërë të mundur kapjen e 38-vjeçarit, Aleksandër Agaçi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ishte dënuar nga drejtësia italiane me 22 vjet burg për”vrasje të dyfishtë”.
Materialet procedurale në ngarkim të 38-vjeçarit i janë referuar Prokurorisë së Beratit, me qëllim ekstradimin e tij në Itali.