Presidenca e ka plakur Obamën

Kur presidenti Obama të bëjë betimin ditën e hënë, duke nisur kështu zyrtarisht mandatin e dytë, nuk do të jetë më ai i katër viteve më parë.
Sot, është më i rrudhur e më i thinjur, siç edhe mund ta shihni nga këto dy imazhe krahasuese. Ashtu si edhe paraardhësit e tij, Obamën e ka plakur stresi i vazhdueshëm. Megjithatë, sipas mjekëve, kreu i Shtëpisë së Bardhë vazhdon të jetë në gjendje të shkëlqyer shëndetësore./Indeksonline/