Presidenca, pas Panaritit jep dorëheqje edhe këshilltari për Qeverisjen Vendore, Ylli Asllani

Vijojnë dorëheqjet në presidencë. Një ditë pas largimit të ish- presidentit Meta nga posti i Presidentit, kanë ardhur dhe dorëheqjet e para. Pas dorëheqjes së Edmond Panaritit, si Drejtor i Kabinetit të Presidentit, i cili u zëvendësua në këtë pozicion nga Eduard Seitaj, ka dhënë dorëheqjen edhe këshilltari i Presidentit, Ylli Asllani.
Përmes një letër drejtuar kreut të ri të shtetit, Asllani ka paraqitur dorëheqjen e tij, duke theksuar se dorëheqja nuk lidhet me Presidentin Begaj, por me kushtet e reja të krijuara.
“Sot, në ditën tuaj të parë në detyrë, dua t’ju paraqes dorëheqjen time nga posti i Këshilltarit të Presidentit për Qeverisjen Vendore. Kjo dorëheqje nuk ka të bëjë me respektin personal ndaj jush, por reflekton formimin dhe standardin tim rreth marrëdhënieve institucionale në rrethana dhe kushte të reja. Suksese! Me respekt Ylli Asllani”, thuhet në dokumentin dërguar presidentit Begaj, nga Asllani. /rtsh.al/
Dorëheqja