LSI mban sot Konventën Kombëtare, Ilir Meta rikthehet në parti një ditë pasi la Presidencën

Lëvizja Socialiste për Integrim mban më 25 korrik Konventën Kombëtare, ku do i bashkohet edhe Ilir Meta, një ditë pasi mbaroi mandatin e Presidentit. Konventa do të zhvillohet në orën 19.00 në Pallatin e Kongreseve.
Meta i bashkohet Konventës së partisë që e themeloi vetë me një fjalim, ndërsa fjalën do e mbajnë edhe drejtues të rëndësishëm të kësaj partie.
Kjo konventë do të shërbejë për ridemensionimin e LSI-së dhe riorganizim të gjithë strukturave për t’u përgatitur për zgjedhjet lokale 2023.
Vetë ish-presidenti Ilir Meta ka publikuar mëngjesin e sotëm një foto së bashku me drejtuesen e LSI, njëherësh bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi me diçiturën “Një horizont i ri plot dritë e shpresë!”
Foto e publikuar nga Ilir Meta
/rtsh.al/