Presidenca suedeze e BE-se: Partite të bëjnë dialog konstruktiv
Qeveria suedeze në ditën e parë të presidencës së radhës së BE-së u bëri thirrje partive politike të bëjnë një dialog konstruktiv si për procesin zgjedhor ashtu dhe për formimin e një qeverie që të jetë e përkushtuar në axhendën e reformave dhe rrugës së progresit drejt BE.BRUKSEL- Qeveria suedeze në ditën e parë të presidencës së radhës së BE-së ka reaguar për situatën paszgjedhore në Shqiperi ku ende nuk ka përfunduar numërimi i votave. BE konstaton se faza aktuale e procesit të numërimit të votave është me rëndësi të vecantë.
Ajo u bëri thirrje partive politike të bëjnë një dialog konstruktiv si për procesin zgjedhor ashtu dhe për formimin e një qeverie që të jetë e përkushtuar në axhendën e reformave dhe rrugës së progresit drejt BE.
Deklarata e presidences suedeze ka 6 pika. Në pikën e parë konstatohet se zgjedhjet janë të qeta dhe paqësore duke përshëndetur qytetarët shqiptare.
BE thekson se vëzhguesit ndërkombëtarë konfirmuan përmirësimet në procesin elektoral në Shqipëri por vërejtën edhe disa probleme gjatë përgatitjeve dhe kursit zgjedhor.
Fushata ka qenë e polarizuar politikisht dhe ka patur një sërë akuzash ndaj partisë qeverisëse për manipulim votash, disa prej të cilave të vërtetuara dhe nga vezhguesit. Deklarata e BE është publikuar në ëebsiten e presidencës suedeze në ditën e parë të mandatit 6 mujor të saj.
(s.gBalkanWeb)