E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha ende pa mandate qeverisëse. Kontestojmë Fierin me rrugë ligjore

Pak minuta pas daljes publike të Berishës rreth mesditës, Edi Rama në një komunikim nëpërmjet mediave nga selia rozë u shpreh sot se Berisha do të mësojë të vërtetën e këtyre zgjedhjeve vetëm pasi të lexojë të vërtetën e plotë të verdiktit të popullit.TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama shprehet se kundërshtari i tij politik Berisha në këto zgjedhje nuk fitoi mandate të dytë, por me dhunë po tenton të zgjatë procesin e numërimit të votave. Kryesocialisti bëri thirrje që të ruhet gjakftohtësia dhe se me të gjitha rrugët e mundshme ligjore do të kontestojë rezultatin në Shkodër, Berat e Fier.

Pak minuta pas daljes publike të Berishës rreth mesditës, Edi Rama në një komunikim nëpërmjet mediave nga selia rozë u shpreh sot se Berisha do të mësojë të vërtetën e këtyre zgjedhjeve vetëm pasi të lexojë të vërtetën e plotë të verdiktit të popullit. “Pashë mundësine te shihja pak më parë kryeministrin në detyrë, Berisha, që eshte vetem nje kryeminister në detyrë pasi ai nuk ka marrë asnjë mandat për qeverinë, dhe se nuk do jetë kryeministri i shqiptarëve, pasi të dalë vendimi përfundimtar i popullit”.
Duke përmendur një sërë fyerjesh që sipas Ramës, Berisha bëri në adresë të njerëzve të thjeshtë dhe deputetëve socialistë që kërkuan numërim të votave në Fier, kryesocialisti bëri thirrje që të mos bihet pre e provokimeve të kryeministrit në detyrë, port ë ruhet qetësia dhe gjakftohtësia.
“Ishte një lajthitje në komunikimin e kryeministrit në detyrë, I cili përmendi emra qytetarësh të lirë të këtij vendi apo dhe emra të nderuar të PS, duke u vënë epitete që do t’i vinte kujtdo ti përdorte, por ja që duke u gjendur pa mandatin e dytë në dorë dhe nën koalcionin qytetar të ditës së djeshme ai nuk arrin dot të ruajë gjakftohtësinë dhe kërkon të ruajmë ne gjakftohtësinë kur ne po e ruajmë denjësisht dhe në ato pjesë ku standartet janë thyer dhe janë të papranueshme”.

“Dje kam kërkuar nga të gjithë njerëzit që të bëjnë c’është e mundur për të garantuar qetësi dhe nga ana tjetër deputetëve që tu kërkojnë qytetarëve dhe qytetarveve që të ruajnë qetësinë dhe gjakftohtësinë. Gjë që kryeministri jo vetëm që nuke ka bërë, por kryeministri e ka provokuar me agjentë krimesh e funksionarë të Ministrisë së Brendshme gjithë këtë process që nuk po arrin dot të mbyllet”, u shpreh Rama duke falenderuar të gjithë ata qytetarë e qytetare që shprehën dje qetësisht sipas kryesocialistit, revoltën për të drejtën e tyre. Sipas Kryetarit të PS, fyerjet janë të denja kur janë në gojën e një të deuri dhe jo të një kryeministri. I pyetur nga mediat se si do të veprojë për padrejtësitë që I janë bërë PS, Rama theksoi se do të ndjekë e përdorë të gjitha mjetet e nevojshme ligjore për të kontestuar rezultatin në Bushat të Shkodrës, Fier e Berat.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›