OSBE: Plotësoni mangësitë e zgjedhjeve, të arrini standartet

OSBE vlerësoon mirëadministrimin e zgjedhjeve në Shqipëri, por vlerëson se është shkelur kodi zgjedhor dhe rregullat e fushatës. I Ngarkuari me Punë I SHBA-ve pranë OSBE-së, Kyle Scott u shpreh se " Administrimi i zgjedhjeve pasqyroi progres të vërtetë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. SHBA-ja përgëzon qytetarët dhe qeverinë shqiptare për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare". Por OSBE, i ka bërë apel qeverisë shqiptare që të plotësojë disa mangësi në zgjedhje, që të plotësohen standartet. "Vlerësimi paraprak i OSBE-së vërejti se zgjedhjet në vetvete shënuan përmirësime, por gjithashtu u identifikuan disa shkelje sa i përket rregullave të fushatës dhe Kodit Elektoral. Ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që të plotësojë këto mangësi, në mënyrë që të arrihen plotësisht standartet zgjedhore", shtoi Scott. Më tej, zoti Kyle Scott, u shpreh se OSBE-ja, pret që procesi i numërimit të votave të vazhdojë i rregullt.