Rama: Ligji garanton hapjen e kutive
21/02/2010 Hetimi parlamentar, kreu socialist risjell në kujtesë vendimin e Gjykatës Kushtetuese
“E drejta për hetim të pakushtëzuar të zgjedhjeve është e legjitimuar”
Lidershipi socialist interpreton vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me objektin e hetimit të komisioneve hetimore parlamentare. Kështu, duke iu referuar këtij vendimi socialistët ngulmojnë në të drejtën e tyre për të hetuar brenda kutive të votimit. Në këtë mënyrë, klasa politike shqiptare vijon të respektojë traditën e saj, duke i interpretuar deklaratat apo raportet e faktorit ndërkombëtar, ashtu dhe ligjet e përcaktuara në Kushtetutën e vendit, në favor të interesave të saj partiake. Por ndalur në këtë çështje, pra në atë çfarë përcakton vendimi i gjykatës kushtetuese lidhur me objektin e komisionit hetimor, ishte vetë kreu i PS-së, Edi Rama, ai i cili sqaroi se mbi çfarë bazash e mbështet kjo parti kërkesën e saj për hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009. “Hetimi i plotë i zgjedhjeve, do të thotë hetim i pakushtëzuar sigurisht bazuar mbi Kushtetutë dhe ne vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka intepretuar dhe i ka dhënë formë të qartë çështjes së hetimit parlamentar në tërësi”, vuri në dukje Rama, gjatë bashkëbisedimit të tij me mediat. Madje, sipas tij, ky vendim është forma më kuptimplotë e përgjigjes për alibinë e ngritur nga ana e mazhorancës, e cila argumenton se kërkesa e PS-së, për hapjen e kutive është antikushtetuese. “Kjo është një dilemë e ngritur enkas nga ana e pushtetit thjesht për të shmangur hetimin parlamentar të plotë dhe të tërësishëm”, nënvizoi Rama, lidhur me këtë çështje. Por, si për t’i dhënë një përgjigje përfundimtare një pretendimi të tillë, të ngritu nga ana e mazhorancës qeverisëse, Rama deklaroi se “nuk po hetojmë vendimin e gjykatës, ky është karrem që ka hedhur qeveria. Ne nuk kemi paraqitur asnjëherë dhe në asnjë rast pretendimin për të hetuar një vendim gjykate. Qysh në krye të herës kemi njohur rezultatin e zgjedhjeve. Në rast se nuk do njihnim rezultatin e zgjedhjeve nuk do të njihnim as qeverinë as parlamentin por do ishim në kushtet e një lëvizjeje antipushtet. Referimi i vazhdueshëm ndaj vendimit të gjykatës është truk i qeverisë për të shmangur hetimin e zgjedhjeve”. Për këtë arsye, kryetari i PS-së, i mëshoi me forcë faktit se “e drejta për hetim të pakushtëzuar të zgjedhjeve është e legjitimuar”. Ndërkohë, duke vijuar më tej në këtë linjë, kreu socialist sqaroi dhe me synimet që përpiqet të realizojë kampi opozitar përmes këtij hetimi parlamentar. “Hetimi ynë parlamentar synon dy drejtimet kryesore; nxjerrja e përgjegjësive për deformimet në procesin e administrimit të votës dhe nxjerrja e konkluzioneve për përmirsimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor”, u shpreh Rama, sa i takon një momenti të tillë. Madje, kreu socialist paralajmëroi se PS nuk do të pranojë që objekti i hetimit të kushtëzohet nga e shumicës parlamentare. Por naga ana tjetër, kreu Rama hodhi poshtë të gjitha pretendimet për djegien e mandateve të deputetëve të kësja partie. Sipas tij, 6 marsi është një ditë e zakonshme dhe nuk shënon asnjë përfundim të afatit të mandateve për deputetët socialist. Gjithashtu, Rama e cilësoi si një tjetër progres pozitiv të betejës së opozitës deklaratën e presidentit të Asamblesë parlamentare të OSBE-së Joao Soares për hetim kuvendor të zgjedhjeve në respekt të Kushtetutës.
Kërkesa
“Është rast jashtëzakonisht i rëndë që ka revolutar të gjithë njerëzit tanë dhe kërkojmë zbardhjen pa humbur kohë. E patolerueshme që një ngjarje e tillë të ndodhë dhe e pa tolerueshme që për një ngjarje të tillë të mos ketë sensibilizim dhe prononcim nga ana e pushtetit “- nënvizoi kryetari Rama. Gjatë fjalës së tij, kreu Rama kërkoi zbardhjen e plotë dhe të menjëhershme të ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë, ku makinës së kryetarit të PS-së në Vlorë i është vendosur një sasi e konsiderueshme lënde djegëse dhe kapsollë detonatore
Kthimi i PS-së në Kuvend
Islami: Skenari i Ramës qesharak
Deputeti i PS-së, Kastriot Islami zbardh skenarët e lidershipit socialist për kthimin e grupit kuvendor socialist në Kuvend. Deputeti Islami, përfaqësues i mendimit ndryshe brenda kësaj partie, ndalur në këtë moment bëri me dije se “ka një skenar javën e ardhshme, që deputetët të futen, të bëjnë një fjalim, të propozohet një draft ligj-special për hapjen e kutive apo për investigimin e fletëve dhe të dilet me idenë që kjo nuk quhet ndërprerje e bojkotit, kjo quhet vazhdim i bojkotit, por me një skenar qesharak”. Sipas tij, lideri i PS-së ka dëmtuar seriozisht imazhin e partisë që drejton. Madje, në gjykimin e Islamit ky skenar do e dëmtojë akoma më shumë këtë imazh. Por në këtë kontekst, Islami iu referua dhe deklaratës së presidentit të asamblesë parlamentare të OSBE-së, Joao Soares, ku e cilësoi si një shuplakë e fortë ndaj opozitës. Sipas tij, Rama nuk ka shumë arsye për të qenë i kënaqur nga deklarata e Soares. Njëkohësisht, kjo deklaratë, për Islamin, përputhet plotësisht me ato që deputetet e kundërshtarë të Ramës kanë deklaruar gjithë këtë kohë. “I lëviznin sytë më shumë seç duhej. Nuk ishte i qetë. Rama mbrëmë ishte vërtet shumë i shqetësuar sepse realisht ajo ishte një shuplakë e gjithë skemës që ka ndjekur Rama deri tani. Atë që kemi thënë ne para 6 muajsh, ekzaktësisht, pa asnjë presje ndryshe e ka thënë zoti Soares mbrëmë” nënvizoi deputeti Islami. Ndërkohë, përfaqësuesi i mendimit ndryshe në PS, u ndal dhe tek pretendimi i lidershipit socialist për zgjedhjet e parakohshme. Sipas tij, shanset për realizimin e një çështje të tillë nuk egzistojnë, por detyra e momentit e kreut të opozitës është të mos kthejë PS në një parti restorantesh e hotelesh, por të riformatojë koalicionin. “Ky lloj hendeku nëqoftëse e majta qëndron e përçarë sikurse ndodhi në 2005 dhe në 2009, ndërkohë që në 2007 u bashkua dhe tregoi gjë tjetër. Nëqoftëse nuk do të ndodhë kjo gjë atëherë e majta nuk ka shanse të fitojë dhe nuk ka asnjë sistem elektoral t’i nxjerrë fitues nëqoftëse janë të përçarë ”, vuri në dukje Islami.
Buxheti i shtetit
Braçe: Të tërhiqet ndërprerja e fondeve
Partia Socialiste shprehu pakënaqësitë e saj mbi shkurtimet e shpenzimeve në buxhetin e shtetit. Deputeti i PS-së, Erion Braçe gjatë një deklarate për shtyp se të gjitha ndryshimet në buxhet konfirmojnë faktin se aska e shtetit ështëe bosh. “Dy ditë më parë Qeveria dhe Sali Berisha u mblodhën dhe shkurtuan paratë e shpenzimeve në buxhetin e shtetit për vitin 2010.
Në mungesë të plotë të transparencës është vendosur të shkurtohen mbi 250 mln usd duke konfirmuar për të disatën herë rresht faktin se: ARKA E SHTETIT ËSHTË BOSH!”, u shpreh Braçe. Sipas tij, shkurtimet do të përfshijnë si shpenzimet operative të funksioneve të shtetit ashtu dhe shpenzimet kapitale të zhvillimit të vendit. “Dua të sjell në vemendje se ky është shkurtimi i disatë që po u bëhet këtyre shpenzimeve jetike: Paratë në këto zëra, për vitin 2010 janë planifikuar që më herët më të ulëta se një vit më parë. Dua të paralajmëroj se gjendja do të përkeqësohet akoma më shumë!!! Paratë do të mungojnë akoma edhe më tepër!!!!! E gjitha po ndodh kur Shqipëria është në kushte emergjence ekstreme”, vuri në dukje Braçe, duke iu referuar gjendjes reale në disa qytete të vendit. Për këtë arsye, deputeti socialist i bëri thirje qeverisë Berisha të çelë buxhetin e të tërheqë ndërprerjen e fondeve publike për këto komunitete të cilat tani janë në nevojë ekstreme.
Kushtetuta për heqjen e mandateve
Neni 71 i Kushtetutës e përcakton qartë se kur dhe si digjet mandati i një deputeti. Sipas ligjit, mandati i deputetit hiqet kur nuk bën betimin dhe kur mungon pa arsye për gjashtë muaj në kuvend
Neni 71
Mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni përkatës i zgjedhjeve.
2. Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm në rastet:
a) kur ai nuk bën betimin;
b) kur heq dorë nga mandati;
c) kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjidhshmërisë ose papajtueshmërisë të parashikuara në nenet 69, 70, paragrafët 2 dhe 3;
ç) kur mbaron mandati i Kuvendit;
d) kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend;
Procedurat për kërkesën parlamentare
Por PS-ja duket se hyrjen në Kuvend për të bërë betimin do ta shfrytëzojë dhe për të bërë kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Në rast se do të veprohej në rrugë institucionale, më parë PS-së do t’i duhej të depozitonte kërkesën së bashku me objektin e hetimin dhe më pas vetë objektin e hetimit, pra në këtë rast hapja e kutive duhej të votohej në seancë plenare. Në rast se Kuvendi do të votonte kundër kërkesën e PS-së, atëherë forca politike mund t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese, e cila do të shprehej nëse kërkesa është në përputhje me Kushtetutën apo jo. Kjo është procedura normale që ndiqet në këto raste, por kreu i PS-së ka preferuar që për hapjen e kutive më parë të marrë fjalën e kryeministrit në tavolinë, gjë e cila shmang institucionet dhe vë në plan të parë marrëveshjet politike. Gjithsesi, dhe pas ngritjes së komisionit, sido që të shkojë marrëveshja, kjo pikë duket se do të hapë shumë debate, gjë e cila ka gjasa ta zgjasë këtë proces deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Reagimi
Felaj: Meta po ha turpin me bukën e pazarit të Berishës
“Zëvendëskryeministri Ilir Meta ha përditë turpin me bukën e pazarit të qeverisë.” Një deklaratë të tillë kundër numrit dy të qeverisjes e ka bërë dje gjatë një dalje për shtyp deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj pas konferencës për shtyp që mbajti kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta. Sipas saj, “Meta turpëroi Skraparin me tradhtinë e tij pas 28 qershorit dhe sot. Si deputete e Beratit, Kuçovës e Skraparit, shpreh keqardhjen time që ky njeri ha përditë turpin me bukën e pazarit të qeverisë”, - tha më tej deputetja socialiste, duke shtuar në maksimum dozat e kritikave dhe akuzave ndaj krahut të djathtë të kryeministrit. Sipas Felajt, është një turp për Shqipërinë që ministri i Jashtëm “fyen inteligjencën e shqiptarëve duke folur përditë broçkullat e qeverisë. Por ato nuk na ndalin, vetëm na bindin më shumë në drejtësinë e betejës sonë. Pa kutitë ka vetëm protesta për largimin e qeverisë”, - përfundoi deputetja Felaj reagimin e saj ndaj ministrit të Punëve të Jashtme Ilir Meta.