Presidencialet në Rumani, Basesku kryeson sondazhet
BUKURESHT - Presidenti Traian Basesku kryeson synimet e votuesve rumunë për zgjedhjet e 22 nëntorit, me rreth 31.3 për qind. Ai ndiqet nga kryetari i partisë opozitare Nacionale Liberale (PNL), Crin Antonescu, me 23.8 për qind dhe kryetari i partisë opozitare Socialdemokrate (PSD) Mircea Geoana, me 21.9 për qind, sipas një sondazhi të zhvilluar gjatë periudhës 15-19 tetor, nga Zyra për Kërkime Sociale (CSB). Më pas renditet kandidati i pavarur Sorin Oprescu, kryebashkiaku në largim i Bukureshtit, me 10.4 për qind të synimeve të votuesve.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)