Futboll, sot java 8 e Superligës, Tirana kërkon kthesën
TIRANË- Sot do të zhvillohen tre sfidat e para të javës së 8-të të Superligës. Kampionia e Shqipërisë, Tirana, do të presë në “Qemal Stafa” ekipin e Teutës, ku do të kërkojë fitoren pas rezultateve zhgënjyese në ndeshjet e fundit.
Për kampionët do të rikthehet mbrojtësi Andi Lila, që e ka shlyer tashmë dënimin 5 javor, ndërkohë që mungesa më e rëndësishme është ajo e Migen Memellit, që u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e javës së shkuar. Por, një rikthim i bujshëm për Tiranën mund të jetë ai i kapitenit Devi Muka. Dëmtimi i gjatë i tij duket një nga arsyet e ecurisë jo të mirë të bardhebluve.
Tirana renditet në vendin e 6-të, në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Teuta renditet e 4-ta në kuotën e 12 pikëve.
Skuadra e vendit të fundit, Laçi, do të presë Vllazninë, e cila pas nisjes së dobët në javët e para ka arritur disa rezultate pozitive me ardhjen e trajnerit të ri Roland Luçi. Skuadra e Laçit renditet e 12-ta, në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Vllaznia renditet e 7-ta, në kuotën e 8 pikëve.
Sfida Gramozi - Kastrioti zhvillohet mes dy skuadrave që luftojnë për qëndrimin në Kategorinë Superiore. Skuadra e Gramozit renditet në vendin e10-të, në kuotën e 6 pikëve. Nga ana tjetër, Kastrioti, që gjendet në vendin e 8-të, në kuotën e 8 pikëve, do të jetë pa trajnerin Ramazan Ndreu për 10 ndeshje, si pasojë e pezullimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.
Ndeshjet e javës së 8-të të Kategorisë Superiore që do luhen sot:
Laçi-Vllaznia 14:00
Gramozi-Kastrioti 14:30
Tirana-Teuta 14:30
RENDITJA
Dinamo 19
Besa 17
Apolonia 15
Skënderbeu 9
Tirana 8
Kastrioti 8
Vllaznia 7
Shkumbini 7
Flamurtari 6
Gramozi 6
Laçi 5
(s.g/BalkanWeb)