E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis faza perfundimtare e zgjedhjeve ne Egjipt

Kjo eshte faza e trete dhe e fundit e zgjedhjeve per parlamentin egjiptian i cili eshte i pari qysh prej rrezimit te diktatorit Husni Munarak para gati 11 muajsh. Pasi qytetaret ne 18 provinca nder to ne Kajro dhe Aleksandri dhane votat e tyre ne nentor dhe dhjetor tani votuesit duhet te percaktojne ne nente zonat zgjedhore me te fundit perfaqesuesit e tyre te popullit si per shembull ne Gadishullin Sinai dhe Delta e Nilit.

Menyra e votimit Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Radhe te gjata

Nje balotazh eshte planifikuar te zhvillohet javen e ardhshme - per kandidatet e drejtperdrejte qe nuk arriten ne votimin e pare te fitojne shumicen absolute te votave. Per shkak se vetem dy te tretat e vendeve ne parlament do te jene nga lista e partive dhe nje e treta nga kandidatet e drejtperdrejte.

Rezultateve te deritanishme i prin Partia per liri dhe drejtesi e islamisteve te moderuar te vellezerve muslimane. Me pas vjen Partia e drites e lidhur me salafistet fundamentaliste - islamike. Partite liberale dhe sekulare relativisht kane pesuar humbje.

Shumicen ne parlament do te kene forcat fetare

Duket se shumicen ne parlament do ta kene forcat fetare qe kane arrritur se bashku me shume se 60 per qind te 498 vendeve ne parlament - dhe kjo situate mbahet si e pamundur qe ne fazen e fundit zjedhore egjiptianet vendosin ndryshe nga bashkevendasit e tyre qe votuan me pare.

Vellezerit myslimane tashme e shohin veten e tyre ne krye te shtetit - sikurse kandidati i tyre Mohammed el-Biltagi Keto jane zgjedhjet e para te lira te egjiptianeve pas revolucionit dhe nga ato do te formohet edhe Parlamenti i pare qe do te perfaqsoje vullnetin e popullit. Ky do te vazhdoje rrugen e Revolucionit sepse ofron lirine - e cila shfuqizon ligjin e gjendjes se jashtezakonshme dhe i jep fund procesit gjyqsor te ushtarakeve kunder civileve.

Roli i parlamentit egjiptian

Ne qofte se ne flasim per te drejta sociale atehere roli i parlamentit do te jete - per shembull per balancimin mes rrogave minimale dhe maksimale. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Votojne edhe grate.

Kush i llogarit te gjitha etapat e zgjedhjeve parlamentare - tre faza zgjedhore me nga dy dite dhe per cdo balotazh nga dy dite - bejne gjithsej ne fund 12 dite.

Dhe kjo do te jete vetem per fillimin Ne kuader te procesit te demokratizimit egjiptianet do te vazhdojne me zgjedhjet e ardheshme ne Dhomen e Dyte - Schura. Por ky proces nuk do te jete me si me pare perkundrazi do te kete vetem edhe dy etapa.

Kete shkurtim procesi e ka ndermarre Keshilli i Larte Ushtarak pas largimit nga pushteti i Husni Mubarak-ut i cili hyri ne fuqi me nje janar. Keto zgjedhje per Schura-n anetaret e se cilet duhet te mbikqyrin para se gjithash projektligjet qe perputhen me Kushtetuten duhet te perfundojne me 22 shkurt pra nje muaj me heret se sa ishte planifikuar fillimisht.

Kur perfaqesuesit e te dyja Dhomave - pra te Parlamenti dhe Shuras - te takohen ne seancen e pare te tyre ata duhet te zgjedhin nje Komision i cili perpilon nje Kushtetute te re. Per ate egjiptiane do te vendosin ne nje referendum para se ata deri ne qershor te zgjedhin edhe nje president.

Vetem atehere keshilli ushtarak do ti dorezoje pushtetin nje qeverie civile. Dhe deri atehere egjitpianet do te kene perjetuar gjithsej 22 dite zgjedhje.

Autor Bjrn Blaschke/Mimoza Kelmendi

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›