E Shtunë, 31 Tetor 2026

President i perkohshem

Jakup Krasniqi eshte bere me dy kapela ngjashem me holandezin Pieter Feith i cili eshte edhe shef i ICOse edhe Perfaqesues i BEse ne Kosove.

Prej dites se djeshme pervec postit te Kryeparlamentarit do te ushtroje edhe detyren e Presidentit te Kosoves deri ne zgjedhjen e nje Presidenti te ri.

Pak kohe pas doreheqjes se Fatmir Sejdiut Kryeparlamentari Krasniqi ka mbajtur nje konference per media per te njoftuar opinionin se ne baze te Kushtetutes ai ka pranuar edhe detyren e re.

Kushtetuta ne raste te tilla e ngarkon Kryetarin e Kuvendit te Kosoves qe ta ushtroje detyren e Presidentit te Republikes. Me kete rast i garantoj qytetaret e Kosoves partite politike institucionet dhe shoqerine civile se nuk do te kete vakum institucional dhe se cdo veprim yni do te behet konform Kushtetutes dhe ne interes te vendit ka thene ai.

Paraprakisht Krasniqi ka shprehur falenderim per Presidentin Sejdiu per kontributin e dhene ne keto procese te rendesishme demokratike per vendin. Kosova gjate ketyre viteve ka arritur suksese te prekshme e te rendesishme per te gjithe qytetaret e Kosoves.

Kryeparlamentari garanton qytetaret e Kosoves se ne zgjedhjen e Presidentit te ri te Kosoves do te kete proces normal kushtetues.

Shume shpejt do te ftoje ne nje takim subjektet politike te Kosoves per ti percaktuar hapat e metejme te veprimit. Keto veprime do te jene ne sherbim te vendit dhe te qytetareve te Kosoves. Do te kemi bashkepunim te mire me te gjitha institucionet nderkombetare ne Kosove ashtu sic kane qene edhe deri me tani ka premtuar Krasniqi.

Sipas tij pavaresisht doreheqjes se Sejdiut vendi nuk eshte ne kurrfare krize.

Ju garantoj se Kosova nuk ka krize institucionale keto jane zhvillime politike e demokratike te parashikuara edhe ne Kushtetute dhe gjithcka do te zgjidhet konform normave Kushtetuese ka thene Kryeparlamentari Krasniqi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›