E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhje ne Rahovec

Qazim Qeska nuk mund te jete kryetar i Komunes se Rahovecit per mandat katervjecar. Gjykata Kushtetuese nuk pranon kthimin e tij ne pune 47 dite pas doreheqjes se parevokueshme. Gjykata Kushtetuese me shumice votash ka vendosur te henen qe kerkesa presidentit Fatmir Sejdiu lidhur me kompetencat e tij rreth rastit Qeska ne Rahovec pranohet.

Gjykata njezeri vendosi qe kerkesa eshte e pranueshme dhe se doreheqja e cilitdo kryetar komune eshte perfundimtare dhe definitive dhe i jep fund mandatit te kryetarit te Komunes thuhet ne njoftimin e Gjykates.

Gjykatesit kerkojne qe Presidenti i Kosoves te shpalle zgjedhje per kryetar te Rahovecit. Kete duhet ta beje Presidenti i perkohshem i Kosoves Jakup Krasniqi. Vendimi i plote do te publikohet pas dy javesh.

Kryetari i Rahovecit Qazim Qeska ka dhene doreheqje te parevokueshme para disa muajve nepermjet nje letre te bere publike ne seline e PDKse.
Por kreret e partise me te madhe ne vend asnjehere nuk e pranuan doreheqjen e tij.

Per ta bindur Qesken qe te kthehet ne pune atje kishin shkuar Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi dhe Ministri i Arsimit Enver Hoxhaj.

Presioni i tyre nuk e bindi Qesken te kthehet ne pune deri sa ne Rahovec udhetoi i pari i PDKse Hashim Thaci.

Ai gjate nje vizite atje takoi Qesken ne zyren te cilen e kishte lene bosh per 47 dite.

I bindur se kjo pune do te permbyllet lehte Thaci kishte ftuar opoziten qe ne vend te zgjedhjeve te parakohshme te merrnin pjese ne festen e rrushit ne kete komune.

Ne anen tjeter partite politike ne Rahovec ishin te bindura se atje do te kishte zgjedhje.

Madje AAKja kishte zyrtarizuar kandidatin e saj per zgjedhjet e reja.
Doreheqja nepermjet letres publike e Qeskes konfirmoi po ashtu edhe mangesite ligjore qe i ka vendi sa i perket menyres se doreheqjes se parakohshme te kryetareve te komunave.

Kur u pa se gjendja nuk kishte zgjidhje Presidenti Fatmir Sejdiu vendosi qe per kete fjalen ta thote Gjykata Kushtetuese si organi i vetem qe interpreton Kushtetuten dhe ligjet.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›