E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthime politike

Ne oborrin e shtepise se kryeredaktorit te Radio Mitrovices Qasllav Milisavleviq si dhe ne lokalin e familjes Stojkoviq te dy rastet ne Zvecan te dielen pas mesnate kane ndodhur dy shperthime te fuqishme nga te cilat pervec demeve materiale viktima ne njerez nuk ka. Rastin e shperthimit e ka konfirmuar edhe zedhenesi i policise ne Mitrovice Besim Hoti. Sipas tij mjeti shperthyes eshte hedhur pak pas mesnate ne oborrin e shtepise se familjes Stojkoviq ne Zvecan kurse dhjete minuta me vone nje tjeter ka shperthyer ne oborrin e familjes Millosavleviq.

Njeri shperthim ka ndodhur ne oren 1230 pas mesnates kurse tjetri dhjete minuta me vone tregon Hoti per Express. Sipas tij pervec demtimeve materiale ne kete sulm nuk ka pasur te plagosur.

Gjate kesaj kohe jane degjuar dy shperthime ne rrugen Mbreti Petar ne Zvecan nga te cilat nje automjet Golf IV eshte djegur krejtesisht ndersa nje automjet tjeter Mercedes dhe nje lokal jane demtuar ne mase pohon zedhenesi Hoti sipas te cilit mjetet shperthyese akoma nuk jane identifikuar. Sipas Hotit keto dy sulme nuk kane aspak lidhje me aksionin e djeshem te shkycjes se transmetuesve te telefonise mobile te Serbise ne jug te Ibrit porse tensionet ne mes te banoreve ne Veri jane rritur. Situata sipas fjaleve te tij eshte e qete por e ndere.

Keto raste kane te bejne ndaj individeve. Protesta e djeshme nuk ka te beje aspak me sulmin tha i bindur Hoti per Express.

Burime te Expressit nga Veriu bejne te ditur se keto dy akte kane te bejne me mosmarreveshje te natyres politike te cilat ekzistojne ne mes te disa grupeve ne Veri.

Kete e ka konfirmuar vete Qasllav Milisavleviq. I kontaktuar nga Expressi ai thote se e di shume mire shkakun e sulmeve te njepasnjeshme qe po i behen. Milisavlevic u shpreh i bindur se keto sulme jane vetem per ceshtje politike dhe asgje tjeter. Arsyet e sulmit ndaj meje jane arsye politike per shkak te angazhimit te djalit tim ne partine Alternativa Demokratike tha Milisavleviqi per Express.

Sipas tij ekziston nje grup politik ne te cilin ai dhe familja e tij nuk bejne pjese. Prandaj edhe po ndodhin keto sulme pohon Milisavleviqi. Kjo nuk eshte hera e pare qe po behet nje akt i tille i shperthimit ne shtepine e kryeredaktorit te Radio Mitrovices Qasllav Milisavleviq. Ky eshte rasti i dyte ne dy muajt e fundit qe hidhet bombe ne oborrin e tij. Ne shperthimin qe ndodhi me 20 qershor qene demtuar tri vetura. Per perseritjen e rastit te njejte Qasllav Milisavleviq e fajeson policine. Kjo sepse sipas tij autoritetet e sigurise nuk po bejne asgje per ta mbrojtur ate. Pos qe vijne te marrin deklarata ata asgje tjeter nuk na kane informuar deri tash e as nuk kane gjetur se kush jane sulmuesit e sulmit te pare vlereson ai. Ne lidhje me shperthimet qe kane ndodhur naten e kaluar ne Zvecan Dushan Milisavleviq djali i kryeredaktorit te Radio Mitrovices ne Veri thote se ai personalisht ka qene cak i ketij sulmit. Sipas tij sulmi ka prapavije politike dhe per kete ka biseduar edhe me perfaqesuesit e EULEX-it dhe Policise se Kosoves.

Ai shpreson se kesaj radhe rasti do te zbardhet dhe akteret do te pergjigjen para drejtesise. Makina me eshte demtuar teresisht dhe shtepia ka pesuar deme te medha ka thene Milisavleviq. Ne anen tjeter Dragan Stojkoviq pronari i lokalit te demtuar ka thene se sulmi ne lokalin dhe pasurine e tyre nuk po ndodh per here te pare. Mendoj se sulmi ka prapavije politike dhe kjo eshte shume e qarte tha Stojkoviq. Sidoqofte hetimet per kete rast nuk kane filluar menjehere pas shperthimeve.

Per shkak te kushteve te keqija atmosferike dhe territ zedhenesi Hoti shpjegon se ka qene e veshtire te behej shikimi komplet i situates prandaj sipas tij policia dhe hetuesit kane dale ne vendin e ngjarjes ne oret e hershme te mengjesit ku po bejne kontrollin ne kerkim te gjurmeve te asaj qe ka ndodhur. Megjithate vendi i ngjarjes ka qene i siguruar nga policia deri ne mengjes kur edhe ka ardhur njesiti i hetimeve pohon Besim Hoti.

Sipas tij policia e Kosoves ne bashkepunim me njesitin e hetuesise eshte duke punuar per kapjen sa me te shpejte te autoreve. Hetimet jane hapur. Policia ka dale ne vendngjarje nderkohe qe eshte duke u punuar intensivisht ne gjetjen e autorit apo autoreve ka thene Hoti.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›