Presidenti Amerikan Obama Siria nuk do te jete nje Irak i ri
Presidenti amerikan Obama ka shpjeguar para amerikanëve se ndërhyrja ushtarake në Siri do të ishte e kufizuar dhe e përqendruar në dekujarimin për përdorimin e armëve kimike. Ai ka pranuar se vendi është i lodhur nga luftërat dhe se kësaj here koha e ndërhyrjes do të jetë shumë e kufizuar. Gjithësesi mbetet ende një shpresë për rrugëzgjidhjen diplomatike. Por Obama shtoi se është shumë shpejt për të thënë se propozimi rus do të ketë sukses, por nëse do të kishte atëherë do të ishte i mundur eliminimi i armëve kimike pa qenë e nevojshme një ndërhyrje ushtarake.
Në një nga momentet më delikate të presidencës së tij Obama ka pranuar se i ka kërkuar më shumë kohë kongresit amerikan për votimin, në mënyrë që diplomacia të bëjë punën e saj.
Por pamjet e 21 gushtit sipas tij mbeten një arsye e fortë për të ndërhyrë në mënyrë që krimet ndaj njerëzimit të kryera në vend të mos përsëriten më.