Kriza në Greqi, 50% e popullsisë vuan për bukën e gojës
Athinë- Kriza ekonomike në Greqi ka bërë që më shumë se gjysma e popullsisë të vuajë për bukën e gojës.
Në sajë të një sondazhi të kryer nga Eurobarometri, i botuar nga gazeta “Eleftero Tipo”, tregohet se 50% e popullsisë nuk blen dot as ushqimet më minimale për të mbijetuar.
Sipas sondazhit vetëm 1 në 10 persona kanë deklaruar se kanë të ardhura për të blerë ushqime, ndërsa 97% kanë thënë se varfëria është rritur ndjeshëm.
Gjithashtu bëhet e ditur se 73% kanë thënë se janë detyruar të shtyjnë poagesën e faturave, ndërsa 63% janë shprehur se nuk mbulojnë dot shpenzimet shëndetësore.
Ndërsa të gjithë të anketuarit bien dakort se kriza do të vazhdojë të jetë e pranishme dhe shumica e tyre po vuan pushimin nga puna.