Presidenti Bajram Begaj dekreton lirimin dhe emërimin e 11 ambasadorëve

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimet dhe emërimet e 11 ambasadorëve. Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në Austri; Visho Ajazi Lika nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në NATO; Qirjako Qirko nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në Irlandë; Ilir Gjoni nga detyra e Ambasadorit të Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës dhe nga detyra e Ambasadorit të Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit; Ravesa Lleshi nga detyra e Ambasadores të Shqipërisë në Misionin e Përhershëm pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë.
Po ashtu, Presidenti Begaj ka dekretuar emërimin e Majlinda Frangajt, Ambasadore të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë në Vatikan; Fatmir Velaj Ambasador i Shqipërisë në Austri; Ilir Gjoni Ambasador i Shqipërisë në NATO; Vasilika Hysi Ambasadore e Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë, pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë; Uran Ferizi Ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, dhe Ambasador i Shqipërisë në Irlandë; Mustafa Nano, Ambasador i J Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasador i Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit.
/rtsh.al/