E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sot dita e 2-të e Samitit në Vilnius/ Rama publikon foto me momente nga mbrëmja në Pallatin Presidencial

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook një galeri fotosh me momente nga mbrëmja e djeshme në Pallatin Presidencial në Vilnius.

“MIRËMËNGJES dhe me disa momente nga mbrëmja e bukur në Pallatin Presidencial në Vilnius, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Këtë të martë samiti i NATO-s në Vilnius vijon punimet në ditën e dytë. Sipas axhendës së punimeve, në orën 08:30, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe Kryeministri i Japonisë do të mbajnë një fjalë të shkurtër, për të vijuar më pas me foto në grup me krerët e shteteve dhe qeverive të kombeve të Indo-Paqësorit. Në orën 09:00 do të mbahet takimi i Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive, me Suedinë, Partnerët Indo-Paqësor dhe BE-në dhe në orën 12:35, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky pas takimit mes tyre.

Në orën 13:00, zhvillohet takimi i Këshillit NATO-Ukrainë në nivel të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive, me Suedinë dhe në orën 15:05 është ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit Operativ të Mirëkuptimit të Qendrës së Ekselencës së NATO-s për Ndryshimet Klimatike dhe Sigurinë. Ndërsa në orën 15:30 do të mbahet konferencë për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›