E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi pret një delegacion të Parlamentit të Estonisë.

29 gusht 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka pritur një delegacion të Parlamentit të Estonisë me përfaqësues të grupit të miqësisë Estoni-Shqipëri.

Gjatë takimit u fol për ecurinë e Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik dhe eksperiencën e Estonisë në këtë drejtim.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi është ndalur tek reformat ku kreu i shtetit do bashkëpunojë me Parlamentin, reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi.

Përfaqësuesit e grupit parlamentar të miqësisë Estoni-Shqipëri i kanë përcjellë Presidentit Topi përshëndetjet e Presidentit të Estonisë dhe angazhimin për gjallërimin e bashkëpunimit ekonomik me Shqipërinë si dhe mbështetjen në proceset integruese të vendit tonë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›