E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha mirepret rekomandimet e OSBE nga raporti final

Kryeminstri i Shqiperise Sali Berisha deklaroi ne Tirane se raporti final i OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet vendore ishte objektiv dhe frymezues per zgjedhjet e ardhshme.

Zoti Berisha tha se mirepriste rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe se ftonte opoziten qe te takoheshin menjehere per te nisur reformen mbi bazen e ketyre rekomandimeve.

Shpreh ftesen time se pari ndaj opozites shqiptare dhe te gjitha forcave politike qe bashkarisht dhe pa humbur kohe te ulemi dhe te trajtojme nje nga nje rekomandimet e cmuara te ketij raporti ne interesin me te mire te nje procesi qe eshte themelor ne shoqerite e lira - tha ai.

Kryeministri Berisha tha se raporti konfirmoi faktin qe shteti ligjor funksionoi se cdo vote u numerua dhe u llogarit sipas shprehjes se vullnetit te qytetarve. Ai e garantoi opoziten se maxhoranca ka vullnetin e plote per te pranuar cdo kerkese te socialisteve ne dobi te procesit.

I garantoj se si qeveri dhe si maxhorance se kemi te gjithe vullnetin per te bere te gjitha kompromiset e nevojshme ne menyre qe opozita shqiptare te gjeje hapesirat me te medha per te realizuar ato qe ajo mendon se i sherbejne sistemit zgjedhor - tha ai.

Zoti Berisha ftoi gjithashtu edhe ekspertet e ODIHR-it qe te bashkangjiten procesit te reformes zgjedhore qysh ne muajin shtator sic kane propozuar ata vete. Ftoj gjithashtu ODIHR-in dhe Komisionin e Venecias qe te asistojne ne kete proces  per interesin me te mire te nje reforme e cila do te perputhet teresisht me standartet nderkombetare - tha ai.

Raporti perfundimtar i OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet vendore eshte ende duke u studiuar nga drejtuesit dhe ekspertet e opozites socialiste. Disa politikane kryesore te tyre pohuan se po e studiojne raportin por se nuk kane ende deklarate per publikun. Ndersa nje zedhenese e Partise Socialiste tha se nje reagim zyrtar me i plote dhe me i detajuar mund te dale neser nga selia e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›