E Shtunë, 31 Tetor 2026

A do te funksionoje presioni ndaj presidentit Assad te Sirise

Administrata Obama thote se Siria do te ishte nje vend me i mire pa presidentin e saj Bashar al-Assad. Megjithese zyrtare te larte amerikane i kane bere thirrje here pas here Presidentit Assad qe te ndale shtypjen e demonstruesve Presidenti Barak Obama nuk ka bere thirrje hapur per doreheqjen e tij. Suzanne Presto e Zerit te Amerikes njofton lidhur me perpjekjet e Shteteve te Bashkuara per te shtuar presionin diplomatik dhe ekonomik ndaj udheheqjes siriane.

Ndersa qeveria siriane nuk po jep shenja te perfundimit te fushates shtypese ndaj demonstruesve ambasadori amerikan ne Siri  Robert Ford u takua te enjten ne Damask me ministrin e jashtem sirian Walid Muallem.

Zedhenesja e Departamentit te Shtetit Victoria Nuland

Ai e beri te qarte ashtu sic kemi vepruar here pas here edhe publikisht se Siria do te perballet me shtimin e presionit nderkombetar nese nuk ndalon dhunen perfshire shtimin e sanksioneve ekonomike nga Shteett e Bashkuara dhe me shprese edhe te vendeve te tjera.

Analisti i ceshtjeve politike te Lindjes se Mesme Andrew Tabler prane Institutit te Uashingtonit per Lindjen e Afert thote se sanksionet ne sektorin e energjetikes jane kyce.

Eksportet e naftes nga Siria perbejne 25 deri 35 per qind te te ardhurave. Ndryshe nga Iraku ne kohen e Sadam Huseinit ku nje pjese e madhe e te ardhurave shtetrore vinin nga prodhimi i naftes ne Siri kjo shifer eshte shume me e ulet. Pra sanksionet ndaj burimeve energjetike do te demtojne rende regjimin por jo shoqerine siriane.

Analisti Tabler thote se presioni nderkombetar ndaj Sirise ka qene i efektshem ne te kaluaren dhe kjo thote analisti mund te behet perseri. Ai e ve theksin tek vendimi i Damaskut per te terhequr forcat e veta nga Libani ne vitin 2005.

Disa analiste thone se Shtetet e Bashkuara duhet tu bejne presion njerzve qe nuk jane pjese e qeverise siriane. Anetari i opozites siriane ne megrim Ausama Monajed kryeson Qendren e Kerkimeve dhe Komunikimeve Strategjike me seli ne Londer.

Nje mesazh tjeter i duhet percuar elites suni te biznesit. Ekziston nje potencial i madh biznesi ne Sirine e pas presidentit Bashar al-Assad. Kjo elite duhet te luaje rol ne zhvillimin ekonomik te Sirise prandaj ajo duhet te shkepuse lidhjet nga regjimi dhe te shikoje nga e ardhmja.

Kreu i Qendres se Damaskut per te drejtat e njeriut Radwan Ziadeh thote se eshte e rendesishme qe Presidenti Barak Obama te beje thirrje hapur per doreheqjen e Bashar al-Assadit.

Nje thirrje e tille do te inkurajonte edhe vende te tjera arabe e evropaine te benin te njejten gje. Prandaj edhe ekziston ky lloj presioni nderkombetar. Thirrje te tilla do te inkurajonin shume officere te ushtrise siriane vecanerisht te fese Alawite qe te dezertonin.

Familja Assad i perket fese Alawite e cila perben nje pakice ne Siri.

Theodore Kattouf ambassador amerikan ne Siri gjate administrates Klinton thote se Presidenti Assad nuk do ti perfille thirrjet per te dhene doreheqjen. Ish ambasadori thote se pjesetare te familjes Assad po luftojne per jeten e tyre politike madje edhe per mbijetesen e tyre.

Me siguri qe Bashar al-Assadi shikoi ish aleatin e Shteteve te Bashkuara Hosni Mubarak qe e cuan ne sallen e gjyqit ne krevatin e spitalit te mbyllur ne kafaz. Dhe nuk ka dyshim qe kjo e perforcoi vullnetin e tij per te bere ceshte e mundur qe te qendroje ne pushtet.

Ish ambasadori Kattouf thote se nuk ekzistojne fjale magjike qe do te shkaktonin renien e qeverise Assad.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›