E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka falënderuar Mbretin Abdullah II për mikpritjen e ngrohtë, duke e cilësuar atë si një shenjë të miqësisë së qëndrueshme dhe bashkëpunimit të fortë mes Shqipërisë dhe Jordan.

Në një mesazh publik, Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta të paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës fetare.

“Faleminderit, Madhëria Juaj, Mbreti Abdullah II, për pritjen e ngrohtë, dëshmi e miqësisë dhe bashkëpunimit të qëndrueshëm Shqipëri-Jordani! Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta për paqen, stabilitetin dhe bashkëjetesën fetare”, shkruan Begaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›