E Martë, 3 Nëntor 2026

Trupat izraelite: Po përgatitemi për luftë përgjatë kufirit libanez

Përgjatë kufirit të Izraelit me Libanin, një numër i madh trupash po përgatiten për një front të ri të mundshëm në këtë luftë nëse do të ketë një sulm të madh nga veriu.

Fushat po kthehen në baza operative, po përgatiten predha artilerie dhe mjetet e blinduara.

Izraeli po bën gjithçka që mundet për të forcuar kufirin, duke zhvendosur ushtarë dhe duke evakuuar civilët nga qytetet dhe fshatrat e vendasve.

“Nuk është lufta ime e parë” më thotë Majori Or nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit, ndërsa errësira bie rreth nesh dhe një helikopter kalon sipër, duke ndriçuar pozicionet e Hezbollahut mbi kufi me flakë.

“Nuk kam parë kurrë sasi kaq njësi masive në të gjithë Izraelin. Të gjithë kanë shumë motivim, ne jemi të përgatitur dhe të stërvitur në një shkallë që nuk e kemi parë kurrë më parë, të paktën jo në jetën time”, shprehet majori Or.

Majori Or – dhe shumë nga rezervistët në njësinë e tij – zakonisht punojnë në industrinë e teknologjisë, transmeton BBC.

“Të gjithë në Izrael njohin dikë që humbi jetën atë të shtunë. Por kur jemi këtu, nuk po mendojmë për frikën, po mendojmë për të fituar dhe për të eliminuar kërcënimin, në mënyrë që të mos ndodhë më kurrë”, ka theksuar më tej majori izraelit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›