E Martë, 3 Nëntor 2026

Shefi i mbrojtjes së Izraelit zbulon planin tre fazat për të eliminuar Hamasin: Ja cila është strategjia jonë

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka treguar planin në tre faza për të eliminuar Hamasin.

Gjatë një takimi të Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes të Knesset në Tel Aviv, Gallant paraqiti strategjinë e Izraelit për të mposhtur grupin terrorist, përgjegjës për sulmin e befasishëm të 7 tetorit që vrau më shumë se 1300 izraelitë.

Gallant u tha anëtarëve të komitetit se lufta do të shpaloset në tre faza.

Faza e parë, e cila është duke u zhvilluar, do të përfshijë një fushatë ushtarake të sulmeve ajrore dhe më vonë manovra tokësore “me qëllim të shkatërrimit të operativëve dhe dëmtimit të infrastrukturës për të mposhtur dhe shkatërruar Hamasin”.

Faza e dytë do të përfshijë luftime, por me një intensitet të reduktuar pasi trupat e zhvendosin fokusin e tyre për të “eliminuar xhepat e rezistencës” që mbeten në rajon.

 Gallant tha se ndërsa lufta hyn në fazën e tretë, Izraeli do të punojë për të krijuar një “regjim të ri sigurie” në Gaza.

Sipas tij, faza përfundimtare do të përfshijë heqjen e përgjegjësisë së Izraelit për jetën e përditshme në Rripin e Gazës, e cila do të sjellë një realitet të ri sigurie për qytetarët e Izraelit dhe ata që jetojnë afër Gazës, shkruan New York Post. 

Izraeli ka njoftuar tashmë planet për të krijuar një zonë të gjerë të çmilitarizuar rreth Rripit të Gazës pasi të përfundojë pushtimin e afërt tokësor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›