Presidenti Begaj nis konsultimet më 30 tetor me partitë parlamentare për datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2027
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ftuar partitë politike për t’u konsultuar lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale që të mbahen në vitin 2027.

Takimi është caktuar të mbahet më 30 tetor, ndërsa në konsultime për datën e votimeve janë ftuar të gjitha partitë politike që kanë përfaqësim parlamentar.
Diskutimet do të zhvillohen në Pallatin e Brigadave, ndësa data e zgjedhjeve të ardhshme vendore që mund të përzgjidhet do të jetë një nga të dielat, mes 15 prillit dhe 15 majit, sipas Kodit Zgjedhor.