E Diel, 1 Nëntor 2026

“Politika e korruptuar mori në mbrojtje vetveten!”- Analisti Poli Hoxha: Rënia e Edi Ramës që nga çështja “Balluku”! Kryeministri identifikoi veten me Belinda Ballukun

Analisti Poli Hoxha, teksa ka folur për protestën dhe çështjet politike në vend, është shprehur se, sipas tij, rënia e kryeministrit Edi Rama ka nisur me çështjen “Balluku”.

poli

I ftuar në News24, Hoxha theksoi se kryeministri Edi Rama, me qëndrimin e mbajtur për Belinda Ballukun, identifikoi veten me të.

“Në fakt, për mua, protesta ose rënia e Ramës filloi që nga çështja “Balluku”. Sepse për herë të parë, një politikë e korruptuar mori në mbrojtje vetveten. Dhe ne e kemi bërë analizën që Edi Rama, me atë që bëri, identifikoi veten me Belinda Ballukun”, tha ai.

Hoxha iu referua gjithashtu deklarimeve në Kuvend lidhur me mundësinë e paraqitjes së një kërkese tjetër për masë, nëse hetimet do të përfshinin akuzën e korrupsionit.

Analisti Poli Hoxha: SPAK është struktura kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne kemi parë gjatë gjithë kohës që atakohen politikanët e perceptuar, edhe ata që janë subjekte të SPAK-ut. Kemi parë Belinda Ballukun, parulla për Belinda Ballukun, sepse vetë SPAK-u e ka marrë dhe e ka bërë një betejë, e cila, në fakt, për mua, protesta ose rënia e Ramës filloi që nga çështja “Balluku”. Sepse për herë të parë, një politikë e korruptuar mori në mbrojtje vetveten.

Dhe ne e kemi bërë analizën që Edi Rama, me atë që bëri, identifikoi veten me Belinda Ballukun. Ndodhi që SPAK-u shkoi në parlament dhe ky kryetar, që është aktualisht, mbajti një fjalim para Komisionit të Mandateve dhe Imunitetit dhe tha edhe fjalë që nuk duhet t’i thoshte si prokuror, por mbajti një fjalim që ne e kërkojmë: kemi 16 mijë faqe dhe po hetojmë edhe për të parë nëse subjektet tona, pra të krimit të organizuar, janë shantazhuar dhe dëshmitarët janë detyruar të dëshmojnë. Dhe ishte vetëm për pabarazi në tendera.

Kaloi kjo dhe prapë, në kulmin e protestës, na nxorën një njoftim ku thanë: “Po hetojmë edhe për vepra më të rënda”. Por, ndërkohë, në parlament kur ka folur zoti Braho, ka thënë: “Në qoftë se hetimet do ta kalojnë për korrupsion, ne do të bëjmë një kërkesë tjetër në parlament për masë”.

U mbyllën edhe hetimet dhe Balluku u njoftua fiks shtatë ditë më parë me akuza. Brenda në SPAK ka një revoltë, sepse çfarë po ndodh? Ka një vendim politik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›