E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Begaj përkujton tragjedinë e 11 shtatorit në SHBA: Amerika i tregoi botës se nuk mposhtet kurrë nga asgjë

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit nderoi 2,977 viktimat dhe shprehu solidaritetin me familjet dhe të afërmit e tyre.

Presidenti Bajram Begaj ka sjellë në vëmendje 25-vjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit 2001, duke kujtuar 2,977 personat që humbën jetën në Shtetet e Bashkuara.

Në një postim në Facebook, Begaj u shprehu ngushëllimet familjeve dhe të afërmve të viktimave, ndërsa e cilësoi 11 Shtatorin si një ngjarje që ka lënë gjurmë në kujtesën kolektive.

“Ka kaluar një çerek shekulli, por për Amerikën, ne dhe aleatët tanë, me të cilët ndajmë të njëjtat vlera, 11 shtatori është aty si një kujtesë kolektive që ka riformësuar jetët tona me dëshminë se ideologjitë urrejtëse sjellin pasoja të tmerrshme”, shkroi Begaj.

Presidenti u ndal edhe te qëndrueshmëria e Shteteve të Bashkuara pas sulmeve të 11 Shtatorit.

“Gjatë këtyre viteve, Amerika, ky komb i madh e i fortë, i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë”, u shpreh ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›