E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj, përshëndeti fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke e cilësuar atë si një fitore të bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit theksoi se ky rezultat duhet të përkthehet në më shumë të drejta për shqiptarët dhe në dhënien fund të diskriminimit ndaj tyre.

“Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik”, shkruan Begaj.

Presidenti e vendosi theksin te hapat që duhet të pasojnë këtë fitore, duke kërkuar që rezultati të sjellë përmirësime konkrete në respektimin e të drejtave dhe garantimin e barazisë.

“Tani ky rezultat duhet të kthehet në më shumë të drejta, barazi dhe fund të diskriminimit. Shumë urime!”, përfundoi mesazhin kreu i shtetit.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›