E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti Begaj pret ish-presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka pritur të premten në mbrëmje në një takim ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu. 

Sipas një njoftimi të presidencës shqiptare presidenti Begaj dhe zoti Sejdiu gjatë takimit shkëmbyen mendime dhe ide në lidhje me zhvillimin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe angazhimet e pritshme ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër.

“Vlerësova rolin dhe kontributin e President Sejdiut në ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve të Kosovës. Kosova është sot realitet i pakthyeshëm e i patjetërsueshëm që e ka vendin në BE, NATO, OKB e në të gjitha organizatat ndërkombëtare” citohet të ketë thënë presidenti  Begaj gjatë takimit.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›