Presidenti Begaj uron 113-vjetorin e Pavarësisë nga Sheshi i Flamurit në Vlorë: Gëzuar 28 Nëntorin!

Presidenti Bajram Begaj ka uruar shqiptarët për përvjetorin e Pavarësisë nga Shesh ii Flamurit në Vlorë. Teksa ka ndarë foto nga ceremonia e ngritjes së flamurit, krahas të cilit ishin edhe Edi Rama, Vjosa Osmani, Niko Peleshi dhe kryebashkiakja e Vlorës Brunilda Mersini, Begaj ka shkruar:
“Sheshi i Flamurit! Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë!”