E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqiptarët e Kosovës në Vlorë për Festën e Flamurit: 28 nëntori datë historike

Shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur Vlorën për të festuar Ditën e Flamurit. Ata thonë se 28 nëntori është datë historike për të gjithë shqiptarët, pavarësisht se ku jetojnë.

“Vijmë nga Kosova, për të festuar, për të marrë pjesë në festën e flamurit. Organizimi duket mirë, padiskutim. Është një shesh që është ngrit flamuri nga ky vend, dhe shpresoj se sa më mirë do jenë Kosova dhe Shqipëria.

Vijmë nga Podujeva. 28 nëntori është datë historike për të gjithë shqiptarët, pavarësisht se ku jetojnë.

Vijmë nga Prishtina. Vlora është vendi jonë i përbashkët.

Jemi nga Prizreni, jemi një grup bletarësh. Viti i parë që vijmë në Vlorë. Vlora do të thotë shumë për ne shqiptarët e Kosovës, ne e kishim si simbol krenarie në Kosovë”, shprehen ata.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›