Presidenti Begaj uron Nicușor Dan për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Rumani

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Rumanisë, Nicușor Dan, pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të mbajtura më 18 maj 2025.
Nicușor Dan, ish-kryetar i Bashkisë së Bukureshtit, siguroi fitoren ndaj kandidatit rival George Simion, duke u shpallur president i ri i Rumanisë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Presidenti Begaj përgëzoi homologun e tij rumun, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm.
“Urime Nicușor Dan për zgjedhjen si President i Rumanisë. Shqipëria dhe Rumania gëzojnë marrëdhënie shumë të mira dhe miqësore. Pres me kënaqësi të punojmë së bashku për forcimin e mëtejshëm të tyre në dobi të popujve tanë miq”, shkruan Begaj.
/rtsh.al/