E Diel, 1 Nëntor 2026

Jo konsensus për presidentin, Artan Hoxha kandidati i maxhorancës në raundin e IV-të

Tiranë- Perfundon pas 3 oresh takimi ne kryesine e Kuvendit pa konsensus mes paleve. Ka dështuar sërish përpjekja e liderëve të mazhorancës dhe opozitës për arritjen e një konsensusi për presidentin e ri të vendit.

Takimi i zhvilluar sot në Kryesinë e Kuvendit ka zgjatur rreth 3 orë, por pavarësisht negociatave intensive dhe pritshmërisë së lartë për të prodhuar një emër konensual, në fund tryeza u mbyll pa asnjë rezultat.

Bëhet e ditur se mazhoranca u ul në tryezë me katër emra konkretë, të cilët iu propozuan opozitës për arritjen e një konsensusi. Në listën e mazhorancës bënin pjesë analisti Artan Hoxha, këshilltari i kryeministrit për ekonominë, Petraq Milo dhe dy ministrat Bujar Nishani dhe Arben Imami.

Pas takimit u konfirmua se zoti Artan Hoxha është kandidatura që mazhoranca do të paraqesë në Kuvend në raundin e ardhshëm, që do zhvillohet të hënën.

Lideri i opozites deklaroi se ishte i pamundur konensusi
Rama u shpreh pas takimi se: “Bëmë një përpjekje të gjatë intensive të plotvullnetshme për ti dhënë Shqipërisë atë që në këndvështrimin tonë meritojnë një presidnet konsensual dhe familjes evropiane një sinjal që pa asnjë dyshim që duhej të jepte politika shqiptare në këtë proces nuk gjetëm atë gjetëm atë mirëkutpm që duhet të shprehte qeveria shqiptare

Rama shtoi më tej se zhvillimi i tryezës ishte i tillë saqë e bëri të pamundur dialogun dhe bashkërendimin e energjive dhe forcave për të arritur në zgjidhje konsensuale. Qeveria erdhi në me një ofertë të kufizuar brenda oborrit të saj ishte një ofertë që ia bënte të pamundur opozitës mbështetjen me votë për emrat e ofruar.

I pyetur nga gazetarët së pse opozita nuk mbështeti kandidaturën e Artan Hoxhës, një emër që vjen nga media, rama u përgjigj: Zgjedhja ishte e qartë mes konsensusit dhe një emri. Nuk mund të sakrifikohej konsensusi për një emër. Ajo që është fakt mazhoranca nuk arrit të ngrihet dot mbi një emër, nuk shkoi tek konsensusi.


Nderkohe shefi i qeverisë nënvizoi në përfundim të takimit, se mazhoranca ka bërë të gjtiha përpjekjet për të bërë të mundur zgjedhjen e një kandidati që do të gëzonte edhe mbështetjen e opozitës.

Mazhoranca bëri një përpjekje të madhe që të afrohej përsëri me opozitën. Për këtë arsye në përzgjodhëm kandidatura të njohura për reputacionin e tyre në fushat përkatëse. Përzgjodhëm persoanlitete të shquara. Megjithë shkëmbimin e hapur të mendimeve nukarritëm një kandidaturë konsenduale, ndaj vendosëm që nesër të paraqesim në Parlament një personalitet të shquar të shoqërisë civile dhe publicistikës.-u shpreh kryeministri Berisha.

Shefi i ekzekutivit vlerësoi figurën e zotit Artan Hoxha, duke nënvizuar kontributin e tij në kompleksitetin e reformave gjatë dekadës së fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›