E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, tërhiqet Artan Hoxha, mazhoranca propozon Bujar Nishanin

Tiranë- Kandidati i mazhorancë për president, Artan Hoxha mesa duket është tërhequr nga gara për kreun e shtetit dhe vendin e tij do ta zërë ministri i Brendshëm Bujar Nishani.

Në një deklaratëpër mediat deputeti demokrat Patozi ëshë shprehur se Hoxha është dorëhequr dhe vendin e tij do ta zërë një tjetër kandidat i propozuar dje nga mazhoranca Bujar Nishani.

Pritet që votimi për zgjedhjen e tij të zhvillohet sot në orën 17:00.

Ndërsa kreu i PBDJ- së Vangjel Dule i ka bërë thirrje opozitës të propozojë kandidatin e saj për kreun e shtetit dhe sipas tij ai duhet të jetë Fatos Nano.

Ende nuk dihet se cilat janë arsyet që e kanë çuar kandidatin për president Artan Hoxha drejt dorëheqjes, ndërsa mësohet se kjo mund të ketë ardhur nga kundërshtimet që ka patur brenda PD- së.

Kuvendi voton sot Presidentin

Kuvendi i Shqipërisë pritet të zgjedhë sot kreun e ri të shtetit, dhe sipas shumë gjasave ai do të jetë Artan Hoxha.

Fillimish pritet që në Komisionin e Ligjeve të propozohet nga mazhoranca emri i tij, pra ai duhet të ketë marrë 20 firma që të cilësohet si kandidat.

Më pas ky raport do ti dorëzohet kryetares së Kuvendit, dhe nëse ai është kandidat do të zhvillohet votimi me kuti. Në këtë raund mjaftojnë që Hoxha të marrë 71 vota dhe ai do të emërohet në krye të shtetit.

Edhe pse kandidatura e tij është kundërshtuar nga opozita, deputetët e saj do të jenë të pranishëm në Kuvend, por thuhet se nuk do të marrin pjesë në votim.

Takimi i zhvilluar dje në Kryesinë e Kuvendit ka zgjatur rreth 3 orë, por pavarësisht negociatave intensive dhe pritshmërisë së lartë për të prodhuar një emër konensual, në fund tryeza u mbyll pa asnjë rezultat.
Bëhet e ditur se mazhoranca u ul në tryezë me katër emra konkretë, të cilët iu propozuan opozitës për arritjen e një konsensusi. Në listën e mazhorancës bënin pjesë analisti Artan Hoxha, këshilltari i kryeministrit për ekonominë, Petraq Milo dhe dy ministrat Bujar Nishani dhe Arben Imami.

Artan Hoxha siguron 40 firma

Pas propozimit të Artan Hoxhës si kandidat për President, është bërë dhe shqyrtimi i kandidaturës së tij në Komisionin e Ligjeve.

Sipas këtij Komisioni Hoxha ka siguruar 40 vota nga mazhoranca dhe i plotëson të gjitha kushtet për të qenë kandidat për President.Pas mbajtjes së relacionit, ka patur kundërshtime nga socialistët, pasi sipas deputetit Sajmir Tahiri nuk ka të dhëna nga Prokuroria apo nga Shërbimi Informativ mbi aspektet juridike të tij.

S’ka konsensus, Artan Hoxha kandidat i mazhorancës për President

Perfundon pas 3 oresh takimi ne kryesine e Kuvendit pa konsensus mes paleve. Ka dështuar sërish përpjekja e liderëve të mazhorancës dhe opozitës për arritjen e një konsensusi për presidentin e ri të vendit.

Takimi i zhvilluar sot në Kryesinë e Kuvendit ka zgjatur rreth 3 orë, por pavarësisht negociatave intensive dhe pritshmërisë së lartë për të prodhuar një emër konensual, në fund tryeza u mbyll pa asnjë rezultat.

Bëhet e ditur se mazhoranca u ul në tryezë me katër emra konkretë, të cilët iu propozuan opozitës për arritjen e një konsensusi. Në listën e mazhorancës bënin pjesë analisti Artan Hoxha, këshilltari i kryeministrit për ekonominë, Petraq Milo dhe dy ministrat Bujar Nishani dhe Arben Imami.

Pas takimit u konfirmua se zoti Artan Hoxha është kandidatura që mazhoranca do të paraqesë në Kuvend në raundin e ardhshëm, që do zhvillohet të hënën.

Lideri i opozites deklaroi se ishte i pamundur konensusi
Rama u shpreh pas takimi se: Bëmë një përpjekje të gjatë intensive të plotvullnetshme për ti dhënë Shqipërisë atë që në këndvështrimin tonë meritojnë një presidnet konsensual dhe familjes evropiane një sinjal që pa asnjë dyshim që duhej të jepte politika shqiptare në këtë proces nuk gjetëm atë gjetëm atë mirëkutpm që duhet të shprehte qeveria shqiptare

Rama shtoi më tej se zhvillimi i tryezës ishte i tillë saqë e bëri të pamundur dialogun dhe bashkërendimin e energjive dhe forcave për të arritur në zgjidhje konsensuale. Qeveria erdhi në me një ofertë të kufizuar brenda oborrit të saj ishte një ofertë që ia bënte të pamundur opozitës mbështetjen me votë për emrat e ofruar.

I pyetur nga gazetarët së pse opozita nuk mbështeti kandidaturën e Artan Hoxhës, një emër që vjen nga media, rama u përgjigj: Zgjedhja ishte e qartë mes konsensusit dhe një emri. Nuk mund të sakrifikohej konsensusi për një emër. Ajo që është fakt mazhoranca nuk arrit të ngrihet dot mbi një emër, nuk shkoi tek konsensusi.


Nderkohe shefi i qeverisë nënvizoi në përfundim të takimit, se mazhoranca ka bërë të gjtiha përpjekjet për të bërë të mundur zgjedhjen e një kandidati që do të gëzonte edhe mbështetjen e opozitës.

Mazhoranca bëri një përpjekje të madhe që të afrohej përsëri me opozitën. Për këtë arsye në përzgjodhëm kandidatura të njohura për reputacionin e tyre në fushat përkatëse. Përzgjodhëm persoanlitete të shquara. Megjithë shkëmbimin e hapur të mendimeve nukarritëm një kandidaturë konsenduale, ndaj vendosëm që nesër të paraqesim në Parlament një personalitet të shquar të shoqërisë civile dhe publicistikës.-u shpreh kryeministri Berisha.

Shefi i ekzekutivit vlerësoi figurën e zotit Artan Hoxha, duke nënvizuar kontributin e tij në kompleksitetin e reformave gjatë dekadës së fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›