E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Bush bën thirrje për tërheqjen e trupave ruse nga Gjeorgjia

Presidenti Xhorxh Bush shprehu shqetësim se Rusia mund të jetë duke shkelur armëpushimin në Gjeorgji.

Presidenti tha në Shtëpinë e Bardhë se kishte folur në telefon me presidentin e Gjeorgjisë, Mihail Saakashvili si dhe me Presidentin francez, Nikolas Sarkozi, i cili është angazhuar në përpjekjet e paqes mes Rusisë dhe Gjeorgjisë.

Zoti Bush njoftoi se Sekretarja amerikane e Shtetit Kondolisa Rajs do të shkojë në Francë për t'u takuar me zotin Sarkozy, dhe pastaj do të shkojë në Gjeorgji për të vazhduar përpjekjet, siç u shpreh presidenti, për të siguruar mbështetjen e botës së lirë në mbrojtje të një Gjeorgjie të lirë.

Presidenti amerikan tha se pret që Rusia të përmbushë angazhimin e saj për të ndalur të gjitha operacionet ushtarake në Gjeorgji. Zoti Bush tha gjithashtu se pret që Rusia të tërheqë të gjitha trupat e saj, që kanë hyrë në Gjeorgji gjatë ditëve të fundit.

Po sot, sipas njoftimeve, nje autokolone e ushtrise ruse hyri ne brendesi te territorit gjeorgjian duke levizur drejt Tbilisit. Shtetet e Bashkuara ben thirrje per nje takim urgjent te ministrave te jashtem te Natos per te diskutuar krizen ne Gjeorgji.

Aleanca e Natos tha se takimi mund te zhvillohet ne fillim te javes dhe se Rusia nuk do te marre pjese ne statusin e saj si vezhguese.

Ndërkaq, ministrat e jashtem te Bashkimit Evropian, qe po takohen ne Bruksel duken prane arritjes se nje marreveshjeje per te derguar vezhgues armepushimi ne Gjeorgji.    (ze)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›