Presidenti Franklin Ruzvelt dhe Marreveshja e Dyte e Re

Tre muajt e pare te Franklin Ruzveltit si president kane qene nje nga periudhat me interesante ne politiken amerikane. Ruzvelti hyri ne Shtepine e Bardhe ne mars te vitit 1933. Vendi ishte ne krize. Bankat ne mbare vendin ishin mbyllur. Kriza e Madhe Ekonomike ishte ne kulmin e saj. Ruzvelti dhe Kongresi vepruan me shpejtesi per te ndihmuar popullin me ushqim dhe para. Ata ndermorren nje sere programesh te medha ekonomike. Ne vazhdim do tju njohim me ligjet dhe politikat e Franklin Ruzveltit perfshire ato qe njihen si Marreveshja e Dyte e Re.
Kushtet u permiresuan brenda nje viti pasi Ruzvelti erdhi ne postin e presidentit. Per kete nuk ka asnje dyshim. Bankat u hapen dhe me shume njerez kishin pune fermeret po ecnin me mire dhe te varferit nuk ishin aq prane shkaterrimit si me pare. Megjithate kushtet ishin te veshtira. 10 milione punetore nuk kishin pune. Te rinjte qe mbaronin shkollat ishin me fat kur gjenin cfardo lloj pune. Shumica e bizneseve nxirrnin ndonje fitim fare te vogel.
Pasi kriza me e rende kaloi disa grupe amerikanesh filluan ta kritikonin Ruzveltin dhe programet e tij. Konservatoret ishin te paret qe u ndane nga presidenti. Ata e akuzuan Ruzveltin se ndiqte politika ekonomike socialiste.
Por me serioze ishin kritikat nga reformistet brenda partise se tij. Disa udheheqes popullore me ide te forta filluan te terhiqnin mbeshtetjen e nje numri te madh amerikanesh. Ruzvelti po shikonte se uniteti i tij kombetar po shperbehej. Konservatoret po e akuzonin se i ishte kthyer socializmit ndersa kundershtaret e tij te majte thoshin se ai po bente shume pak per ti dhene fund krizes. Ai konkludoi se duhet te ndryshonte drejtim.
Ruzvelti e kishte te qarte se kishte pak shanse te rifitonte mbeshtetjen e konservatoreve amerikane pasi politikat e tij ishin teper progresive prandaj aty nga mesi i mandatit te tij te pare presidencial ai filloi te mbeshteste reforma te reja ne perpjekje per te fituar me shume mbeshtetje nga e majta.
Gjykata e Larte i beri me te lehta perpjekjet e presidentit. Ne fillim te vitit 1935 gjykata vendosi se disa nga programet e mepareshme te Ruzveltit ishin antikushtetuese dhe dha urdher qe ato te merrnin fund. Mes tyre ishin programet kryesore per fermeret dhe planifikimin industrial.
Vendimet e Gjykates e detyruan Ruzveltin te krijonte programe te reja dhe te eksperimentonte po ashtu ide te reja. Nje nga veprimet e tij te reja fillestare ishte mbeshtetja per planin e qeverise per te vene nen kontroll kompanite e furnizimit me uje dhe energji elektrike. Nje tjeter ishte punesimi i njerezve. Nje ligj i trete i ri i detyroi kompanite te benin biznes me qeverine federale per ti paguar punetoreve nje page minimale. Qeveria filloi gjithashtu te zbatonte nje ligj te ri per te kontrolluar veprimet e tregtareve te burses dhe te kompanive investitore.
Ne te njejten kohe Ruzvelti filloi te godiste kompanite e medha dhe te fliste per biznesin e vogel ne demokraci. Ai paralajmeroi vendin se kompanite e medha kishin shume pushtet dhe beri thirrje per masa te reja per te shtuar konkurencen e biznesit dhe kontrollin ndaj kompanive te medha.
Ruzvelti mbeshteti dhe Kongresi miratoi dy ligje gjate kesaj periudhe qe ndryshuan jeten e punetoreve amerikane per vitet qe do te pasonin. Ligji i pare u dha sindikatave me shume pushtet dhe i dyti krijoi sistemin federal te pagesave per punetoret ne pension. Administrata e Presidentit Ruzvelt i kishte mbeshtetur sindikatat edhe me nje ligj te meparshem por ai ligj ishte shfuqizuar nga Gjykata e Larte. Keshtu ne vitin 1935 Kongresi miratoi nje ligj te ri qe njihet si Akti i Marredhenieve Kombetare te Punes.
Akti krijoi nje grup per marredheniet kombetare te punes per te ndihmuar ne negociatat mes punetoreve dhe pronareve te bizneseve. Ai u dha gjithe punetoreve te drejten per tu anetaresuar ose per te themeluar sindikata si dhe i detyronte pronaret e bizneseve te negocionin me sindikatat nese ato perfaqesonin shumicen e punetoreve. Ligji i ri u dha per here te pare sindikatave pushtet real dhe te drejta per te negociuar.
Ligji tjeter shume i rendesishem qe u miratua gjate asaj periudhe ishte krijimi i sistemit kombetar te sigurimeve sociale. Ligji detyronte cdo punonjes dhe pronar biznezi ti paguanin nje shume te vogel parash cdo muaj qeverise federale dhe nga ana e saj qeveria paguante cdo muaj punetoret qe kishin dale ne pension ose kishin humbur punen.
Ligji i ri nuk u sherbente te gjithe njerezve. Fermeret punonjesit e qeverise dhe nje numer grupesh te tjera nuk perfshiheshin ne sistem. Plani nuk parshikonte asnje ndihme per ata qe ishin te papune. Njerezit duhet te kishin qene te punesuar pasi hyri ne fuqi sistemi dhe paguheshin ne rast se e humbisnin punen. Megjithate ligji per sistemin kombetar te sigurimit social krijoi nje sistem qe do te zgjerohej dhe do te zinte nje vend shume te rendesishem ne jeten amerikane.
Ruzvelti mbeshteti edhe ligje te tjera gjate asaj periudhe qe ndryshuan ekonomine amerikane. Nje akt per sistemin bankar i dha bankes qendrore kombetare te njohur ndryshe si Bordi i Rezerves Federale kompetenca te reja per te kontrolluar shumen totale te parase ne qarkullim. Nje ligj tjeter ngriti taksat per te pasurit. Ndersa nje ligj i trete kufizoi fuqine e kompanive te medha per te fituar kontroll ndaj kompanive lokale te furnizimit me uje dhe energji elektrike.
Ligjet e reja sfiduan hapur pushtetin e kompanive te medha te bankave te medha dhe atyre qe kishin para te madhe. Ruzvelti kundershtoi idene e bashkepunimit te qeverise me kompanite e medha pasi mendonte se shume nga keto kompani do te kontrollonin ekonomine dhe do te demtonin punetoret. Ai i beri thirrje Kongresit te ndihmonte kompanite e vogla dhe shtresen e mesme te amerikaneve.
Ndoshta ndryshimi me i rendesishem gjate kesaj periudhe ishte se Ruzvelti pranoi idene e nje buxheti federal te pabalancuar. Ai filloi te binte dakord me idene e Marriner Ekles kryetarit te Bankes se Rezerves Federale.
Zoti Ekles besonte se qeveria e kishte per detyre te shpenzonte para me shume ne periudha krizash ekonomike keshtu sipas tij do te krijoheshin vende pune per me shume njerez. Ata do te blinin me shume artikuj gje qe do te nxiste rritjen ekonomike.
Drejtori i Bankes Qendrore besonte se ishte nje politike e mire e qeverise qe te shpenzonte me shume para se sa fitonte nga taksat gjate periudhave te tilla. Ai argumentonte se rritja ekonomike sillte ngritjen e pagave duke shtuar per pasoje edhe te ardhurat nga taksat.
Administrata e Presidentit Ruzvelt kishte shpenzuar me shume para nga sa kishte fituar qe nga fillimi i mandatit. Por presidenti dhe keshilltaret e tij e bene kete vetem per te kapercyer krizen ekonomike pasi besonin se kjo ishte e domosdoshme ne ato kushte. Por Ekles dhe te tjere i thane Ruzveltit se nuk ishte ide e keqe per vendin qe qeveria qe shpenzonte me shume nga sa fitonte.
Ekonomisti britanik Xhon Mejnard Kines botoi nje liber me shume ndikim qe e mbeshteste kete politike dhe Ruzvelti e keshilltaret e tij filluan ta pranonin kete ide te re.
Politikat ekonomike te Ruzveltit u njohen si Marreveshja e Re por ndryshimet e shumta qe ai beri gjate kesaj periudhe u bene te njohura si Marreveshja e Dyte e Re.
Ato perfshine disa nga ligjet me te rendesishme ne historine e vendit si Akti per Marredheniet Kombetare te Punes dhe Ligji i Sigurimit Social. Predispozita e Ruzveltit per te pranuar buxhetin e pabalancuar do te ishte hapi i pare drejt deficitit te buxhetit federal qe do te ishte ne rritje gjate viteve qe do te vinin.
Deficiti buxhetor u rrit ndjeshem nen Presidentin Lindon Xhonson gjate luftes se Vietnamit dhe u be shkak per inflacionin ekonomik ne Shtetet e Bashkuara dhe ne bote ne vitit 70-te. Prandaj amerikanet do te zgjidhnin Ronald Reganin president ne vitin 1980 pjeserisht per te vene nen kontroll shpenzimet e qeverise federale.
Por ne vitin 1935 shumica e amerikaneve ishin dakord me Franklin Ruzveltin dhe dificiti buxhetor ishte i nevojshem per te luftuar krizen ekonomike.