Rrëfimet seksuale të ish-peshkopit
Rrëfimet e abuzimit pedofil të një peshkopi belg me dy nipërit e tij, janë transmetuar në televizionet vendase duke rrëqethur jo vetëm popullin, por edhe Kryeministrin, Klerin e lartë dhe Prokurorinë. Roger Vangheluve, ish-peshkop në Bruge, i quajti abuzimet seksuale një lojë e vogël, në të cilën kishte prekje, por jo seks të vrazhdë. Kurrë nuk kam qëndruar lakuriq dhe abuzimet kurrë nuk kishin të bënin me seksualitet real, është shprehur 74-vjeçari, sipas AFP. Ai dha dorëheqje nga detyra më 2010, pasi pranoi abuzimin me njërin nga nipërit e tij për 13 vjet. Në rrëfimin e fundit ai zbuloi se kishte abuzuar edhe nipin e dytë disa dhjetëra herë, por jo për vite me radhë.
Vangheluve kërkoi falje për vuajtjet që ka shkaktuar, por mohoi të jetë një pedofil. Kryeministri belg tha se Është e tmerrshme ajo që ky njeri tregon. Kisha duhet të marrë përgjegjësinë që i takon. Kjo gjë nuk mund të vazhdojë më tej. (DW)