E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, KE: Vështirë të shohësh zhvillime pozitive në Shqipëri

Bruksel- Zgjedhja e Presidentit të Shqipërisë ka sjellë dhe reagimin e Komisionit Evropian.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i komisionerit për zgjerim Stefan Fyle deklaroi se Shqipëria është nën vëzhgimin e Bashkimit Evropian.

“Mund të them se kemi mbajtur shënime dhe gjithashtu po ndjekim me vëmendje të gjithë situatën politike në Shqipëri- ka thënë Peter Stano.

Lidhur me kriteret e antarsimit evropian ai ka thënë se deri në këtë moment zhvillimet drejt BE- së janë tepër minimale.

Unë thashë se kemi mbajtur shënime dhe po ndjekim situatën shumë pranë. Megjithatë vlerësimi do të jepet në vjeshtë, në tetor, por në këtë pikë është vështirë të shohësh zhvillime positive në mënyrë që vendi, që lideret politike dhe qytetaret të ecin para drejt integrimit europian- ka deklaruar ai.

Në lidhje me deklaratën e Kukan se Shqipëria është një shans i humbur, ai ka thënë se gjithçka është e qartë dhe nuk ka pse të komentohet, duke thënë se komisoneri e ka shprehur se nga Shqipëria priste përmbushjen e 12 prioriteteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›