13 vjetori i çlirimit, Topi përshëndet Kosovën
Tiranë- Presidenti Bamir Topi ka përshëndetur sot 13 vjetorin e përfundimit të luftës dhe çlirimin e Kosovës.
Nëpërmjet një mesazhi të bërë public ai është shprehur se futja e forcave të NATO- s bëri që Kosova të çlirohej duke i dhënë fund periudhës së gjatë të represionit dhe genocidit serb kundër shqiptarëve
Regjimi i Millosheviçit dhe mbështetësve të tij realizoi në Kosovë akte dhune e krime të pashembullta kundër qytetarëve të pafajshëm, fëmijëve dhe grave, fshatrave dhe qyteteve, duke provokuar një nga krizat më të mëdha humanitare dhe shfarosëse në historinë e Evropës moderne. 12 qershori i vitit 1999 shënoi fundin e këtij regjimi dhe nisjen e një epoke të re për Kosovën dhe gjithë rajonin. Në këtë ditë në emër të shtetit shqiptar u shpreh mirënjohjen e thellë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të Bashkimit Evropian që u angazhuan në operacionet paqësore në Kosovë. Populli shqiptar do tu jetë përjetë mirënjohës për kontributin e tyre për paqen dhe lirinë e Kosovës- shprehet Topi.
Më tej ai ka thënë se ky përvejtor shpreh dhe një nderim për të gjithë ata persona që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës
Sot Kosova shënon një shembull krenarie suksesi dhe shqiptarët kudo në rajon janë e mbeten një faktor solid për paqen, stabilitetin dhe demokracinë. Gjatë këtyre viteve, me përpjekje të mëdha dhe përkushtim qytetar, banorët e Kosovës ia dolën të krijojnë shtetin demokratik më të ri në Evropë, ku jetojnë në liri dhe harmoni komunitete të ndryshme etnike e fetare, ku respektohen e garantohen të drejtat e njeriut dhe ku vepron rendi kushtetues evropian. përfundon mesazhi i Kreut të Shtetit.