Vllaznia këmbëngul për Pishën dhe Ramadanin, sot prezantohet Alikaj
Edhe pse pak ditë më parë
Vllaznia koleksionoi një
përgjigje negative në lidhje
me ofertën e bërë për Arjan
Pishën, aktualisht lojtar të Dinamos,
duket se kuqeblutë jo vetëm
që nuk kanë hequr dorë, por ata
kanë intensifi kuar lëvizjet e tyre
për të bërë të vetin mbrojtësin
me përvojë, i cili do të ishte një
përforcim i kënaqshëm i skuadrës
nënkampione të Shqipërisë për
sezonin e ardhshëm. Kjo është
e reja e fundit që mbërrin nga
kampi shkodran. Kur mendohej
se çështja "Pisha" mund të quhej
e mbyllur, një burim i besueshëm
pranë shkodranëve ka bërë të ditur
dje se klubi vazhdon tratativat
për të marrë kapitenin e skuadrës
kryeqytetase. Qendërmbrojtësi
është një përforcim i nevojshëm
për Vllazninë, e cila ka identifikuar
probleme pikërisht në
këtë repart, ku është thuajse i
sigurt largimi i Beqirit. Por nëse
kjo tratativë do të përfundojë
me sukses, atëherë kuqeblutë jo
vetëm që do të përforcoheshin
vetë, por edhe do të dobësonin
një kundërshtar direkt, si Dinamo,
në luftën për titull. Sigurisht,
arritja e një marrëveshjeje nuk
do të jetë e lehtë, pasi blutë nuk
duan ta lëshojnë kapitenin. Por
në këtë mes duket se do të luajë
rol oferta më e mirë. Sipas disa
zërave pranë qendërmbrojtësit,
kapiteni i dinamovitëve ka ngelur
i pakënaqur nga oferta e deritanishme
e presidentit Sulaj. Ndërsa
mësohet se Pisha është tunduar
disi nga oferta joshëse e Vllaznisë,
e cila është shumë më e lartë se
ajo e Dinamos. Informacionet e
fundit bëjnë të ditur se kapiteni
i bluve do të duhet t‘i kthejë Vllaznisë
një përgjigje përfundimtare
brenda kësaj jave. Kontaktet
mes palëve vazhdojnë ende,
por akoma nuk mund të thuhet
asgjë me siguri. Por Pisha nuk
është pista e vetme e pëlqyer
nga trajneri Hasan Lika.
Ish-trajneri i Partizanit
pëlqen edhe mbrojtësin shqiptaro-
maqedonas, Zekerie
Ramadanin, i cili në sezonin
e kaluar është angazhuar në
radhët e Besës. Shkodranët janë
në pritje të njohjes me kërkesa
financiare të Ramadanit, por
optimizmi për ta pasur atë në
skuadër në sezonin e ardhshëm
është i madh. Për të zhvilluar
negociatat është angazhuar
menaxheri i FIFA-s, Uliks Kotrri.
Nëse do të realizohen këto dy
tratativa, emrat si Pisha, Ramadani,
Mrvaleviç, Smajli, Bashiç
dhe Hallacin, do t‘i garantonin
Vllaznisë mbrojtjen më të mirë
në kampionat. Skuadra pritet
t‘i rikthehet stërvitjes pikërisht
sot, kur edhe është parashikuar
të bëhet prezantimi i mesfushorit
Enkel Alikaj, ish-lojtarit të
Dinamos dhe Besës.
Vllaznia koleksionoi një
përgjigje negative në lidhje
me ofertën e bërë për Arjan
Pishën, aktualisht lojtar të Dinamos,
duket se kuqeblutë jo vetëm
që nuk kanë hequr dorë, por ata
kanë intensifi kuar lëvizjet e tyre
për të bërë të vetin mbrojtësin
me përvojë, i cili do të ishte një
përforcim i kënaqshëm i skuadrës
nënkampione të Shqipërisë për
sezonin e ardhshëm. Kjo është
e reja e fundit që mbërrin nga
kampi shkodran. Kur mendohej
se çështja "Pisha" mund të quhej
e mbyllur, një burim i besueshëm
pranë shkodranëve ka bërë të ditur
dje se klubi vazhdon tratativat
për të marrë kapitenin e skuadrës
kryeqytetase. Qendërmbrojtësi
është një përforcim i nevojshëm
për Vllazninë, e cila ka identifikuar
probleme pikërisht në
këtë repart, ku është thuajse i
sigurt largimi i Beqirit. Por nëse
kjo tratativë do të përfundojë
me sukses, atëherë kuqeblutë jo
vetëm që do të përforcoheshin
vetë, por edhe do të dobësonin
një kundërshtar direkt, si Dinamo,
në luftën për titull. Sigurisht,
arritja e një marrëveshjeje nuk
do të jetë e lehtë, pasi blutë nuk
duan ta lëshojnë kapitenin. Por
në këtë mes duket se do të luajë
rol oferta më e mirë. Sipas disa
zërave pranë qendërmbrojtësit,
kapiteni i dinamovitëve ka ngelur
i pakënaqur nga oferta e deritanishme
e presidentit Sulaj. Ndërsa
mësohet se Pisha është tunduar
disi nga oferta joshëse e Vllaznisë,
e cila është shumë më e lartë se
ajo e Dinamos. Informacionet e
fundit bëjnë të ditur se kapiteni
i bluve do të duhet t‘i kthejë Vllaznisë
një përgjigje përfundimtare
brenda kësaj jave. Kontaktet
mes palëve vazhdojnë ende,
por akoma nuk mund të thuhet
asgjë me siguri. Por Pisha nuk
është pista e vetme e pëlqyer
nga trajneri Hasan Lika.
Ish-trajneri i Partizanit
pëlqen edhe mbrojtësin shqiptaro-
maqedonas, Zekerie
Ramadanin, i cili në sezonin
e kaluar është angazhuar në
radhët e Besës. Shkodranët janë
në pritje të njohjes me kërkesa
financiare të Ramadanit, por
optimizmi për ta pasur atë në
skuadër në sezonin e ardhshëm
është i madh. Për të zhvilluar
negociatat është angazhuar
menaxheri i FIFA-s, Uliks Kotrri.
Nëse do të realizohen këto dy
tratativa, emrat si Pisha, Ramadani,
Mrvaleviç, Smajli, Bashiç
dhe Hallacin, do t‘i garantonin
Vllaznisë mbrojtjen më të mirë
në kampionat. Skuadra pritet
t‘i rikthehet stërvitjes pikërisht
sot, kur edhe është parashikuar
të bëhet prezantimi i mesfushorit
Enkel Alikaj, ish-lojtarit të
Dinamos dhe Besës.