Presidenti Macron pëson humbjen e thellë në zgjedhje, Borne: Situatë e paprecedentë

Emmanuel Macron ka humbur kontrollin e Parlamentit të Francës, vetëm dy muaj pas rizgjedhjes si President. Macron u ka bërë thirrje votuesve që të siguronin një shumicë solide, por koalicioni i tij qeverisës ka humbur dhjetëra vende në zgjedhjet që fragmentarizuan politikën franceze.
Kryeministrja franceze Elisabeth Borne e ka konsideruar këtë situatë si të paprecedentë, ndërsa ka deklaruar se Franca nuk ishte gjendur asnjëherë më parë në një moment të tillë. “Kjo situatë paraqet një rrezik për vendin tonë, duke pasur parasysh rreziqet me të cilat po përballemi në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ne do të punojmë që nga nesër për të ndërtuar një shumicë pune”, tha Borne, raporton BBC.
Udhëheqësi i ekstremit të majtë Jean-Luc Mélenchon, u tha mbështetësve se partia presidenciale kishte pësuar një shkatërrim total dhe çdo mundësi tani ishte në duart e tyre. Aleanca e tij tani bëhet forca më e madhe e opozitës në Francë pasi do të jetë e përfaqësuar në parlament me 150 deri në 180 vende.
Ndërkohë, Marine Le Pen dhe partisë së saj të ekstremit të djathtë, Rally National, iu kthyen tetë mandate, duke pritur të marrë 80 deri në 100 vende në parlamente, duke u bërë forca e tretë më e fortë në parlament.
/rtsh.al/