Presidenti Meta: 25 prilli, fundi i injorimit të kushteve për integrimin

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti Ilir Meta, përshëndet Partitë Popullore Evropiane, grupin më të madh në Parlamentin Evropian, për interesin dhe vëmendjen e pandërprerë ndaj Shqipërisë. Kreu i shtetit shprehet i bindur se, “25 prillit 2021 do t’i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin“.
Reagimi i Ilir Metës
E përshëndes vëmendjen e pandërprerë të Partive Popullore Evropiane dhe thirrjet e përsëritura të miqve të sinqertë europianë, të cilët mezi presin çeljen e negociatave për Shqipërinë.
I garantoj se mbi 99% e popullit shqiptar, mezi e pret hapjen e negociatave dhe se zgjedhjet e 25 prillit 2021 do t’i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin, duke e rivendosur vendin, plot energji të reja, drejt Bashkimit Evropian.