E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Meta Mbeshtesim zgjedhjen konsensuale

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaroi se maxhoranca qeverisëse kërkon zgjedhjen e një presidenti konsensual dhe pas këtij procesi duhet të vijojnë reformat.

Pas një takimi të zhvilluar në kryesinë e Kuvendit, që Berisha zhvilloi me aleatët, Meta tha për mediat se në bisedimet e së martës nuk është diskutuar për emrat, por për vullnetin, gatishmërinë dhe kriteret mbi të cilat duhet të zgjidhet kreu i ri i vendit.

Meta ftoi opozitën që të përfshihet edhe ajo me vullnet pozitiv, për të dhënë kontributin në këtë proces të rëndësishëm.

"Vullneti i maxhorancës është tepër pozitiv për të realizuar një marrëveshje me konsensus", tha Meta.
Zgjedhja e presidentit
Presidenti, Rama: Raundi i parë digjet pa kandidat
Presidenti, trojka: Me rëndësi procesi, jo emri
Berisha takon Arvizun

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›