E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti trojka Me rendesi procesi jo emri

Përfundoi takimi i kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama me trojkën e ambasadorëve. Kryediplomati amerikan në vendin tonë, Alexander Arvizu deklaroi se do të mbështetet një president që do të propozohet nga të gjitha partitë politike.

Ndërkohë ambasadori i OSBE-së Ettore Sequi deklaroi se në bisedimet me Ramën nuk është folur për emrin e kreut të ri të Republikës, por për procesin, i cili është mjaft i rëndësishëm.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe zëvendësambasadori i OSBE-së, i cili për mediat konfirmoi rëndësinë e procesit dhe mbështetjen që duhet të ketë kreu i ri i vendit.
Zgjedhja e presidentit
Presidenti, Meta: Mbështesim zgjedhjen konsensuale
Presidenti, Rama: Raundi i parë digjet pa kandidat
Berisha takon Arvizun

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›