E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Meta Takimi i Berishes me Ramen do pershpejtonte procesin

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta theksoi edhe njëherë angazhimin e forcës politike që ai drejton për t’i dhënë vendit një president konsensual, i cili apeloi për një takim mes Berishës dhe Ramës në favor të procesit.
“Unë kam apeluar që në fillim për një takim të niveleve të larta për presidentin, takimi Berisha-Rama do të përshpejtonte procesin”- u shpreh Meta.

Duke folur në takimin e lëvizjes së Gruas për Integrim, Meta theksoi se zgjedhja e një presidenti konsensual do të ndihmonte reformat e integrimit, ndërsa shprehu angazhimin e mazhorancës për t’i dhënë vendit një kandidaturë serioze dhe jo partiake.
“Theksoj angazhimin tonë për një zgjidhje konsensual, e cila beson në konsensus përmes presidentit të ri për të ndihmuar reformat e integrimit.Dua të veçoj angazhimin e mazhorancës për të paraqitur një kandidaturë tepër serioze dhe aspak partiake si një person me vlera të konsoliduara”- shtoi më tej ai.

Përsa i përket dështimit të raundit të parë dhe mosarrijtjen e një konsensusi mes palëve për kandidaturën konsensuale të mazhorancës, Xhezair Zaganjori, kreu i LSI-së deklaroi se duhet të hiqet filozofia e refuzimit.

“Është për të adhur keq që dëgjojmë paragjykime të pamenduara, të cilat në vend t’i shërbejnë konsensusit ndihmojnë për të krijuar mure të panevojshme. Te hiqet filozofia e refuzimit”- vijoi më tej Meta, in cili u shpeh i bindur se ekzistojn ëtë gjitha mundëistë për ta kurorëzuar me sukses këtë proces.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›