E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi, ambasadë në Kosovë

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të hapë ambasadën në Republikën e Kosovës.

Me hapjen e ambasadës do të mundësohet përparimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, është thënë në mbledhjen e qeverisë malazeze.

Mali i Zi ka njohur pavarësinë e shtetit kosovar në tetor të vitit 2008, ndërsa marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën i ka vendosur më 15 janar të 2010-s.

Megjithatë, nuk është bërë e qartë ende se kur do ti shkëmbejnë ambasadorët Podgorica dhe Prishtina. / REL

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›