E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidenti Meta dënon aktet kriminale të ditëve të fundit

Presidenti Ilir Meta dënon me forcë aktet tepër të rënda kriminale të ditëve të fundit, të cilat sipas tij përbëjnë një kërcënim serioz për rendin, sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve. “Dënoj me forcë aktet tepër të rënda kriminale të ditëve të fundit, vrasjen e biznesmenit Backa në qendër të Fierit, si dhe grabitjen dhe torturimin e biznesmenit Çangu në Nikël të Krujës.Këto ngjarje, që kanë tronditur thellë opinionin publik, përbëjnë një kërcënim serioz për rendin, sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve, por edhe për zhvillimet ekonomike dhe sociale të vendit” reagon në rrjete sociale zoti Meta.
Presidenti i bën thirrje institucioneve ligjzbatuese të marrin masa për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda . “I bëj thirrje Policisë së Shtetit, Prokurorisë, Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe të gjithë institucioneve të tjera ligjzbatuese në vend, të forcojnë bashkëpunimin për arrestimin e menjëhershëm të autorëve me rrezikshmëri të lartë dhe vënien e tyre para drejtësisë, por edhe për të marrë të gjitha masat efektive për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda dhe tronditëse kriminale”, deklaron Presidenti Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›