Raporti i World Justice Project, Basha: Nevojitet vendosmëri për t’u përballur me autokratët e korruptuar të Ballkanit Perëndimor

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me raportin e World Justice Project, Bankës Botërore dhe BERZH-it. Zoti Basha shprehet se nevojitet vendosmëri për t’u përballur me autokratët e korruptuar të Ballkanit Perëndimor.“Renditja e Shqipërisë sipas World Justice Project si dhe BB dhe BERZH: Sundimi i ligjit: Midis Kazakistanit dhe Afganistanit. Indeksi i Korrupsionit: Midis Egjiptit dhe Zambisë. Niveli i ryshfetit: Midis Zambisë dhe Marokut. Nevojitet vendosmëri për t’u përballur me autokratët e korruptuar të Ballkanit Perëndimor”, shprehet lideri demokrat.