Presidenti Nano Jemi ne rrugen e duhur

Ish-kryeministri Fatos Nano u takua mesditën e së mërkurës me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi, ne kuadër takimeve me kreret e partive parlamentare pas shpalljes se kandidatures per President.
"Jemi në rrugën e duhur për të zgjeruar dialogun mes drejtuesve të politikës, jo vetëm në funksion të zgjidhjes së çështjes së presidentit, por edhe si objektiv i përshpejtimit të reformave për integrimin e vendit” theksoi Nano pas takimit.
Kandidati Nano është pyetur edhe për zhvillimet e fundit në Maqedoni, për të cilat ka kërkuar që strukturat shtetërore atje të mos bëjnë ndëshkime kolektive.
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi pas takimit me Nanon, në një prononcim të shkurtër për mediat deklaroi se cështja e Presiodentit të ardhshem të Republikës duhet të kalojë përmes një procesi negociatash me të gjitha forcat politike dhe emri i përzgjedhur, duhet të jetë mbi palët.
Duke vlerësuar figurën dhe platormën e zotit Nano, Idrizi theksoi se PDIU do të japë të gjithë kontributin e saj që Presidenti i ri të jetë i pranuar nga forcat politike dhe nga shqiptarët.
Më herët, Nano është takuar edhe me kryetarin e LSI-së Ilir Meta, kryetarin e PS-së Edi Rama ndërsa pritet të takohet me kryeministrin Sali Berisha, kreun e PBDNJ-it Vangjel Dule si dhe me kreun e PR-së, Fatmir Mediu.